Shenim(red.Alba-Dansk)- I nderuar lexues dhe ju miq te Alba – Dansk ,na beri pershtypje titulli i ketij shkrimi dhe e huazuam per Ju ,per ta lexuar. Per mendimin tone gjeja e pare qe nuk i shkon ketij shkrimi qe ne pamje te pare eshte (Mos harroni ta vizitoni restorantin “Noma”.) Sejcili shqiptar qe jeton ne Danimarke i din cmimet e ketij restoranti dhe ti thuash shqiptarve (Pa shpenzuar shume para) eshte larg realitetit. Ndoshta per autorin e ketij shkrimi i duket pak te shpenzosh per nje vakt ,minimumi 2000 korona,por duhet dite se ato qe kane rroga normale aq para vjejne shume. Jo me per shqiptaret qe vine nga trojet tona . Ne Kopenhagen duhet dite se jeta eshte e shtrejte,bilesh shume e shtrejte . Nese behet fjale per te shetitur ne kembe athere po eshte pa pagese. I shikoni ato tezgat ne fundjave me gjera antike e te vjetra . E dini se sa paguajne per nje vend 3×3 ,nuk e dini po ju a them une 400 korona daneze dhe ka raste qe paguan 400 korona dhe o i fiton o i humb edhe ato,por ka raste qe fiton mire kur ka gjera interesante.
Red. Alba – Dansk
——————————————————
Nga RevistaPorta
Mijëra shqiptarë janë sot në kryeqytetin danez për të parë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë. Për shumë kë, ky mund të jetë udhëtimi i parë në këtë qytet fantastik.
Kopenhaga, njihet si qytet shumë i shtrenjtë mirëpo sigurisht vendasit por edhe ata që e kanë vizituar në shpesh ofrojnë zgjidhje se si të kënaqeni në qytet edhe pa shpenzar shumë.
Shikojeni qytetin prej ujit
Shtëpitë e vjetra dhe pjesa historike e qytetit mund të shihet shumë bukur nga kanali i cili rrjedh nga veriu në jug në mes të qytetit. Dhe sigurisht që duhet ti shmangeni operatorëve të shtrenjtë që ofrojnë shetitje në kanal dhe të hidheni në autobusët-anije të verdhë lokal të portit Movia. Këto barka udhëtojnë çdo 10-20 minuta duke u nisur nga ishulli Refshaleoen dhe përfunduar në zonën industrial Teglhomen. Ju mund të bleni një biletë ditore që kushton 10€ dhe me të hypni e zbritni sa herë të doni. Me këtë biletë mund ti shfrytëzoni edhe autobusët e tokës.
Vizitoni restorantin më të mirë në botë “Noma”

Mos harroni ta vizitoni restorantin “Noma”. Përveç që është më i miri, ai është restoranti i shqiptarit të njohur Rene Rexhepi.
Me bicikletë sikur vendasit

Diçka që duhet patjetër të bëni është ta shijoni qytetin me bicikletë. Është një vend që njihet për rrugët e gjëra dhe shumë hotele iu ofrojnë turistëve bicikleta pa pagesë por nëse hoteli juaj nuk ua ofron këtë mundësi, shfrytëzimi i bicikletave elektrike përmes kompanisë bycyklen është ide e mirë. Një bicikletë e tillë e cila vjen edhe me GPS kushton 3€ për një orë. Një bicikletë klasike pa pagesë mund ta gjeni në “Copenhagen Free Bike Rentals”.
Në opera me pak para

Është pa pagesë ta shihni dhe admironi arkitekturën e famshme të ndërtesës së Operës në Kopenhagë. Por, ju mund ta ndiqni një shfaqje shumë lirë ashtu siç veprojnë vendasit. Një biletë normale mund të kushtoj deri 60 apo më shumë euro, ndërsa nëse qëndroni në këmbë shfaqjen mund ta shihni diku me 10 -11€.
Të dielen hyrja në Muzeun e Artit pa pagesë

Dizajni i famshëm skandinav gjendet kudo nëpër qytet por adhuruesit e artit danez duhet ta shohin patjetër koleksionin e Jacobsen dhe mobiljet e Klint që gjenden në Muzeun Danez për Art dhe Dizajn. Hyrja këtu është rreth 12 euro por nëse shkoni të diellen s’do t’iu duhet të paguni fare.
Bëni plazh me vendasit

Qyteti ofron plot mundësi për ta shijuar ujin dhe diellin. Plazhet që janë pa pagesë dhe që shfrytëzohen nga vendësit janë plazhet rreth Islands Brygge, Coral Baths në Sluseholmen dhe Amager Strandpark, që posedon shumë plazhe dhe një ishull artificial shumë interesant.


Leave a Reply