Bëmat e kupolës së Rilindjes kalojnë çdo fantazi. Sidomos kohët e fundit, pas destabilizimit total nga protesta, Edi Rama është plot me paranojë, ankth dhe mungesë të thellë racionaliteti në atë që bën. Në media del lajmi që Toni Gogu i përcjell në qeli Erion Veliajt kërcënimet e kreut të organizatës. Ngjarja bëhet e ditur nga avokati i kryebashkiakut. Edi Rama i kërkon të dorëzojë mandatin që e mban nga biruca dhe të rrijë urtë, ose do të kalbet në burg.
Këtë mesazh mafioz, të paraburgosurit ia përcjell hiç më pak, por Ministri i Drejtësisë. Ditën është në zyrën ku i shërben drejtësisë, natën bëhet bashkëpunëtor në krim, me kapele dhe tuta, pa u regjistruar si vizitor.
Lajmi ka që në mesditë që qarkullon në media. Toni Gogu, që është dhe pastor, pra me një moral të lartë, nuk ka dalë publikisht ta përgënjeshtrojë. Por nuk ka dhënë as dorëheqjen, vazhdon të jetë në zyrë. Si mundet vallë? Edhe mesazher i kumbarit, edhe Ministër Drejtësie?! Deri kur…
Burimi/Facebook


Leave a Reply