Bruno Selimaj, njeriu qe u ka hap derën shqiptarëve në përgjithësi. Nuk ka kush që nuk e njeh këtë njeri, si dhe ka bujt qoftë edhe njëherë të vetme tek Restoranti i tij në Manhattan NYC. Bruno është babaxhan, zemër madh, nuk e ka prish zemrën për askënd. Kanë shkuar, kanë ngrënë, nuk kanë paguar, Bruno nuk e ka prish zemrën për kaq. Një detaj tjetër për Brunon, ai bashkë me ca shokë të tij kanë mbledhur për gati 1 javë (kohë rekord) gati 2 milion dollarë për UÇK-në. Tek restoranti i tij, muret qëndrojnë plot me histori fotosh dhe takime të ndryshme, por qëndron dhe një libër shënimesh të personaliteve shqiptare dhe ndërkombëtare aty, si dhe shënimi im në atë libër kujtimesh që Bruno e mban me shumë fanatizëm.
Unë jam ndier komod kur e kam takuar, sikur njiheshim prej kohësh. Mes bisedash që prekëm për Shqipërinë, çdo diskutim ishte aq sensitivë për të, gjë që e bënte këtë njeri kaq të përulur për Kombin.
Njihuni me Brunon dhe nëse kaloni nga Manhattan NYC dhe doni të bujtni diku, trokisni tek dera e këtij njeriu, u’a garantoj që nuk do zhgënjeheni nga mirkpritja e tij bujare. Për çdo shqiptarë Bruno ka vend në zemrën e tij, mos hezitoni t’a njihni këtë njeri të mrekullueshëm!
Burimi/Facebook


Leave a Reply