Dashuri, ti po e sheh se unë jam dorëzu
Nuk mundem më, pa ty mbi dhe me jetu,
Mi kthe ditët e bukura kur më flisje dikur
Shpirtin ma qetëso, shembe tani këtë mur.
Dua ta dëgjoj zërin, teksa ëmbël më thërret
Ta shoh imazhin tënd duke më përshëndet,
Buzëqeshja jote, ishte ilaç për shpirtin tim
Më mbushje me energji, ti mua o engjëlli im.
Zemrën tënde të çiltër e ndjej në ç’do rrahje
Edhe pse shumë larg, ndodhemi ne në skaje,
Unë këtej i vetëm, e ti përtej detit me dallgë
Mendoj veç për ty, në ç’do ditë e ç’do natë.
Ekzistenca jote, më jep gjithmonë lumturi
Ti je gjithçka për mua, ti je dritë dhe dashuri,
Të ka falur Zoti princeshën e jetës time
Pranë teje do të rrij, përjetësisht o zemra ime.
Je poezi e vërtetë, e kuptimi në ç’do fjalë
Ashtu si vala e detit që valëzon ngadalë,
Ndoshta edhe qielli, për ty ka shumë zili
Se nuk të ka për vete, si yll në kupën e tij.
Ti ke lind veç për mua, dhe për askënd tjetër
Ta dije mirë qielli, o më e bukura kryevepër,
Nuk ka yje në univers, që shkëlqejnë por si ti
Qënia jote në këtë tokë, më unikja mrekulli.
Je piktura më perfekte, që natyra ka krijuar
Për sytë e mi ti dukesh, perëndeshë e bekuar,
Asgjë nga bota s’dua, se krejt bota je për mua
Po ta them o shpirti im, përgjithmonë ty të dua.
Burimi/Facebook


Leave a Reply