Armir Shkurti – “Revolta e patronazhistëve” ose djegia e teserave nga “socialistët” që punojnë në administratë është dëshmi e korrupsionit kapilar të këtij sistemi.
Karta e anëtarësisë në thelb paska shërbyer si tallon për të përfituar çdo të mirë që jep pushteti, përfshi edhe funksionin e kartës së bankës.
Në Shqipëri mungojnë mbi 1.5 milion banorë, të dëbuar këto vitet e qeverisjes rilindore. Agallarët mavi nuk e prishën terezinë! Në bashkitë e varfëruara dhe të zbrazura ata vazhduan të tërheqin rregullisht paratë në bankë dhe po aq rregullisht “kafetë” në zarfe.
Sot mund të mos ketë më bashki. Pra të mos ketë më as zarf as bankomat. Për çka u duhet talloni ?
“Nuk thua sa mirë që po ia menderosin Ramës”! – më thonë ca.
Jo! Nuk them “sa mirë”! Asgjë e mirë nuk lind nga parime të ndyra dhe amorale deri imorale. Nëse duhet diçka e mirë, duhet nisur pastër dhe jo nga agallarët mavi të rënë nga karriget provinciale.
P.S: U nisa ta sqaroj këtë këndvështrim për çdo optimist që kujton se këta janë aleatë të protestës dhe me ta mund të ndryshojë regjimin.
Burimi/Facebook


Leave a Reply