Diana Çuli dhe Koçi Petriti
Si mund t’i thoni vetes poetë,
Si mund të bëni gjumë të qetë,
Si mund të merrni frymë akoma…
Si mundeni ju, që keni marrë jetë…
Mbi tavolinë ju vunë dy fletore,
Të mbushura me vargje e poezi,
Që ju ato t’i analizonit,
Por ju i kishit shpirtrat e zinj.
Si kuçedra me vrer në gji,
Bashkë me atë “kollaren e zezë”,
E bëtë ju ekspertizën,
Ju vutë vulën edhe firmën.
Poezitë e tyre ju verbuan,
Ishin të pastra, të ndritura si qelibar,
Por ju të nxirë ishit në shpirt —
Të dy poetët duheshin vrarë.
Shumë vite kanë kaluar,
Dhe “kollarja e zezë” në ferr ka shkuar,
Edhe ju, shtrigë me shpirt të zi,
Mos mendoni se do të shpëtoni nga dënimi i vargut që s’vdes.
⸻
(Ekspertët që bënë ekspertizën e poezive të poetëve të Librazhdit — Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit — ishin Diana Çuli dhe Koçi Petriti. Të dy kanë shkruar vetë si “poetë”. Asnjëri prej tyre nuk kërkoi kurrë falje publike për krimin e kryer.)
Ndërkohë që Koçi Petriti ka vdekur dhe nderohet sot si poet,
Diana Çuli nderohet, boton dhe merr pension special nga shteti.
K. Cekani
Burimi/Facebook


Leave a Reply