Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjet brenda mazhorancës, çështjen e Belinda Ballukut dhe rolin e figurave të Partisë Socialiste në zhvillimet politike. Koçeku u shpreh se pushteti është përqendruar në duart e një personi të vetëm, ndërsa kërkoi që SPAK të trajtojë të gjithë njësoj përpara ligjit.
Sipas Koçekut, përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është një luftë mes dy figurave të së njëjtës forcë politike, ku nuk duhet të ketë ndërhyrje për të shpëtuar njërën apo tjetrën palë.
Në përfundim, deputetja e pavarur parashikoi se zhvillimet politike mund ta çojnë kryeministrin Edi Rama drejt dorëheqjes, duke e lidhur këtë edhe me kërkesën e protestuesve.
Më poshtë, nje pjese e intervistes se Marjana Koçekut në emisionin “Prime News24”:
Pyetje: A ka ndikim Balluku në qeveri?
Marjana Koçeku: Sa kohë është prezente në Kuvend nuk mohohet ndikimi në sferën e pushtetit.
Koçeku nënvizoi se ka nevojë për një aksion të fortë politik nga të gjitha figurat e Partisë Socialiste, për t’iu kundërvënë lidershipit të Ramës.
Pyetje: Spiropali ia prish qetësinë kryeministrit?
Marjana Koçeku: Ka patur role kyçe në PS, ka qenë pjesë e kupolës në drejtimin e vendit. Nisur nga retorika që ka përdorur kohët e fundit po. Por unë do të isha fanse dhe shtytëse e një aksioni më të fortë politik nga të gjitha figurat e PS, për të dalë përtej fjalëve dhe për ta përkthyer me votë qëndrimin e tyre.
Ajo parashikoi se zhvillimet mund të çojnë në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë përfundim edhe me kërkesën e protestuesve.
Marjana Koçeku: “Finalja besoj është ajo që po kërkojnë edhe protestuesit, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk mendoj se është çështje dëshire, por është e qartë. Rama nuk është politikani që pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti, por situata do të vijë e tillë sa nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër”, tha ajo
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply