Të nderuar miq, koleg, qytetarë të ndershëm ,të këtij vendi ,a ju intereson qytetarëve ,pensionistëve, dhe studentëve përplasja mes Ramës-Veliaj- Ballukut- Ahmetaj ,opozitës dhe partive opozitare.
1. Pensionisti kërkon pension që t’i sigurojë bukën dhe ilaçet.
2. Studenti kërkon arsim cilësor dhe mundësi punësimi në vendin e tij.
3. Familja kërkon paga dinjitoze dhe çmime të përballueshme.
4.Çdo i ri dhe e re në Shqipëri kërkon të ardhme në Shqipëri, jo një biletë emigrimi.
5. Biznesi kërkon konkurrencë të ndershme dhe jo privilegje për klientët e pushtetit.
6. Qytetari kërkon të dijë ku shkojnë taksat dhe si shpenzohen paratë publike.
7. Drejtësia duhet të hetojë çdo dyshim, pavarësisht emrit, postit apo partisë.
8. Mazhoranca duhet të mbajë përgjegjësi për qeverisjen, ndërsa opozita të ofrojë alternativë dhe llogaridhënie.
9. Partitë e vogla duhet të tregojnë kë përfaqësojnë,qytetarët apo interesat e tyre politike.
10. Shqipëria ka nevojë për institucione të pavarura, transparencë, meritokraci dhe një klasë të re politike me integritet.
Pyetja që duhet ta na bashkojë është se kush po merret me hallet e qytetarëve, pensionistëve, studentëve dhe familjeve shqiptare, ndërsa politika merret me konfliktet dhe interesat e veta politike .
Nuk mjaftojnë deklaratat, konferencat për shtyp dhe akuzat reciproke,por nevojiten fakte, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje konkrete.
Politika është mision, ndershmëria është karakter, atdheu është betim!
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply