Ç’u grisën të shkretat poture.
Poezi Satirike.
Doli qeni na kafshoi,
lëre lëre seç na gjeti?
Po vëndi”artë”shpëtoi,
poturet i mori dreqi.
Poture kemi të tjera,
nga ajo..kemi veç një.
Tani mbeti hapur dera,
ku do vinim ne pa atë?
Qeni me katër këmbë,
ju mbajti ca me hatër.
Ca qen me babë e nënë,
shulosen mu në vatër.
Nga ata nuk kemi frik.
kafshojnë s’nxjerrin gjak.
Nuk na sjellin hiç rrezik
s’po vinë u bëmë metak.
———————————————-
Tilua dhe Dok.Adhamudhi .Skicë humoristike)!
Mori rrugën Tilua tutje nga doktori.
Mirmëngjes doktor me kokë të ulur në pikë të hallit.
E kuptoi doktori ,çfar ke ,çfar të dhëmb?
Jo doktor nuk kam sëmundje të rëndë.
Por gruaja po më ndan.
Pse çfar ka ndodhur si mundet të ndihmoj?
Po unë gërrhas shumë në gjumë dhe ajo nuk duron dot.
Problemet e tjera nuk i kemi keq.
Mos u mërzit,do të shëroj unë pa ilaçe.
Ilaçet të bëjnë mirë nga një anë po të prishin në anën tjetër.
Aman o doktor tu bëftë dora flori.
Kur të flini ndërroni pozicionin.
Ti kthejë kokën nga këmbët e gruasë dhe ja u zigjidh pa ilaçe.
U hodh përpjetë Tilua sikur e pickoi grerëza!
Ç’pate tha doktori?
Gruaja ime gërrhet nga “poshtë” sikur ha ditë e natë fasule.
Po unë të thashë nga përvoja ime këtë hall pata edhe unë me gruanë.
Tani flemë për shtatë qejfe.
Po gruaja jote a gërrhet nga poshtë?
Joooo kurrë!
Athere hajde këmbejmë gratë o doktor.
——————————————–
I pa sinqerti.
Një qeros cop rrenaxhi,
me një vajzë ra dashuri.
Për ty i vë zjarrin botës
po shkul dhe leshin e kokës.
Qeshi çupa lotët përrua,
kaq shumë më do mua?
Mirë se botës i vë zjarrë,
Ku ke leshin o tru tharë?
Me dashuri të jap shpërblim,
Shkul leshtë e gomarit tim.
——————————————
Kontradiktë Shqiptare.
Edhe i burgosur edhe i nderuarë.
Edhe i pandehur,deputet i shquar.
Edhe avokati hiç s’mbetet pas,
S’qit flori pe goje po ha një gëlas.
Mbron të korruptuarin na bën ne debila,
Me parat që vodhi ai do bëj vila.
Vila gradaçela si Dubai Shqipria,
Vila bën për vete dhe avokatëria.
Vrau katër a pesë s’quhet kriminel.
Nga njëra derë hyn,nga tjetra del.
S’ka të varfër jurist,avoketër,
Jo të gjithë,po janë ca luvgjetër.
Kurse politika hiqet e kulluarë,
Tridhjete gjasht vjet lumë i turbulluar.
Edhe imoralet ngjiten në karierë,
Si mbetje urbane ato mbajnë erë.
Çudia e madhe mbajnë në dorë flamurë.
Flamuri po qan tha mos më kapin kurrë.
Kurse fukaraj ditë e nat po qan,
Mish nuk sheh me sy,ska as tërhan.
Kjo është kontradikta e vëndit tonë,
S’kanë të mbaruarë ca kameleonë.
Më i miri vëndit s’bën as për lopçar,
Kurse filozoi punon si poçar
—————————————
Ajo kërkon burrë.
Paska dalë një zonjë e thekur,
po kërkon një burrë të pjekur!
Ia pret njëri duke pirë verë:
A më do mua që jam i zjerë?
Ia pret tjetra ashtu si e mekur:
Eja,eja të ha të zjerë e të pjekur!
—————————————
Anektodë.
Pyeta një mik demokrat ,
shan komunistët,jo shefin 24 karat.
Dy shokë një përgjigje më dhanë:
Edhe ujku ha dhëntë jo çobanë.
Më falni miqtë e dashur bujqër,
nuk e dija se qënkeni ujqër!!
Shyqyr që kemi çobanin gjallë,
e mjelim na jep qumësht e dhallë!!
——————————————-
Nuk dua Syze.
Dua ta shikoj botën reale,
nuk kam pse ti vesh ngjyra.
Ti shikoj të virgjra fusha,male,
ngjyrat ia ka dhënë natyra.
Vlerën e kalit si jap gomarit,
vezën nuk them e bëri gjeli.
Nuk i jap medaljen e arit,
një hajduti a një krimineli.
S’pres ujku të hajë qingjin tim,
gjaku që derdh qingji gjitonit
Më ther në zëmër me hidhërim,
s’jam surrati kameleonit.
Të duash ujkun dhe qingjin,
njësoj si benzina me flakën.
Mos shko ta ngushëllosh fqinjin,
hipokritit i dëgjofsha mandatën!
Populli një fjalë ka thënë:
I ndjeri në vatrën e botës fle.
Prova hyrë në zëmër tek ajo nënë,
të shikosh se veç njeri nuk je.
Një filozof i madh ka thënë,
Ndjeve dhimbjen tënde je i gjallë,
Ndjeve dhimbjen e tjetrit je njeri.
Pa më thoni ç’po bëhet vallë?
O dy këmbësh mos u bëj ari!
Burimi/Facebook


Leave a Reply