E keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli është kur mësohet me të keqen. Kur pranon padrejtësinë si normalitet, frikën si mbijetesë Dhe heshtjen si zgjedhje. Kur në vend që të reagojë. Shpik çdo ditë një justifikim të ri për të mos e bërë këtë.
Deri dje dëgjonim. “Nuk dal në protestë, sepse e thërret partia” “Nuk ka kush të na nxjerrë” “Nuk ka sindikata” “Nuk ikën me protesta” “ Nuk ia vlen” “Nuk ndryshon asgjë” etj. etj Por tani që studentët kanë marrë iniciativën dhe kanë dalë vetë për të protestuar. Kush është justifikimi i radhës?
Çfarë prisni akoma? T’ju vijë dikush te dera dhe t’ju marrë për dore? T’ju garantojë se nuk do të keni frikë? Apo të protestojë dikush tjetër në vendin tuaj, E ndërsa ju vazhdoni të ankoheni në kafene dhe në rrjetet sociale?
Problemi i Shqipërisë nuk është vetëm Edi Rama. Është edhe heshtja e atyre që e lejojnë të qeverisë pa një kundërshtim të fortë Edi Rama ka ndërtuar një model pushteti Ku gjithçka sillet rreth tij. Narcizmi e ka çuar në pikën ku duket se e konsideron veten të pazëvendësueshëm, kritikën si sulm personal Dhe shtetin si pronë të pushtetit të tij.
Një kryeministër që sillet sikur Shqipëria është prona e tij, institucionet janë zgjatime të vullnetit të tij Dhe qytetarët duhet vetëm të binden. Ky është modeli i mafia-shtetit. I akuzuar për lidhje klienteliste, korrupsion, kapje institucionesh Dhe përqendrim të pushtetit në duart e një njeriu të vetëm.
Dhe përballë këtij realiteti, shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë arsye për të mos reaguar.
Rama nuk ka pse të ketë frikë nga ata që ankohen në heshtje. Ai ka arsye të dëgjojë vetëm kur qytetarët ngrihen, bashkohen Dhe kërkojnë dinjitet, dhe largimin e tij. Sepse pushteti nuk rrëzohet me statuse në Facebook, As me biseda në kafene. Liria mbrohet me pjesëmarrje, organizim dhe protestë deri në rrevolta mbar kombëtare.
As Rama nuk është i paprekshëm. As pushteti i tij nuk është i përjetshëm. Ndaj kjo protestë është prova e karakterit qytetar të shqiptarëve. Është momenti për të treguar A jemi një popull që kërkon liri dhe dinjitet. Apo një shoqëri që është mësuar të jetojë me frikën, varfërinë dhe nënshtrimin.
Një vend që shpopullohet, një shoqëri që varfërohet Dhe një shtet ku qytetari humbet besimin te drejtësia Nuk mund të shpëtohet nga heshtja. Dhe koha është sot.
Mos prisni që studentët ta bëjnë betejën tuaj. Mos prisni që dikush tjetër të mbrojë lirinë tuaj. Mos kërkoni më justifikime. Sepse nesër, Kur pushteti të jetë edhe më arrogant Dhe hapësira për të reaguar edhe më e ngushtë,. Nuk do të mund të thoni se nuk e patë. Se nuk e kuptuat Apo se nuk patët mundësi.
Sot keni mundësinë të tregoni se Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Se shqiptarët nuk janë skllevër të askujt Dhe se asnjë kryeministër nuk qëndron mbi popullin.Nëse sot heshtni. Nesër mos u ankoni prangave që sot po i farkëtoni me heshtjen t’uaj. Sot duhet të ngriheni për të arthmen. Për rinisë që është në protestë kundër mafia-shteti të Ramës
Ndaj jo vetëm duhet mbështetur protesta verbalisht. Por duhet dhe fizikisht të bëhet çdo shqiptar pjes e saj. Vetëm kështu ja dalim.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply