Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime u përpoqëm të mbrojmë kandidaturën e z. Enver Elmazi për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Megjithatë, shumica parlamentare, duke përdorur mekanizmin e mbivotimit, e eliminoi nga gara një kandidat shqiptar.
Ky veprim ngre edhe një herë pikëpyetje serioze për respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit.
Shqiptarët nuk duhet të jenë vetëm pjesë e garës formalisht, por duhet të kenë mundësi reale për përfaqësim dhe vendimmarrje.
Ne do të vazhdojmë të kërkojmë barazi, transparencë dhe respektim të parimeve të përfaqësimit, sepse institucionet e shtetit duhet të jenë pasqyrë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
https://www.facebook.com/1211723825/videos/pcb.10234949883427359/2016607472362518?__cft__[0]=AZgrtKxIjLa9ljvKuevzz8Hc82tv-uoGWudR2s89sOedIUhZ-mLwVs-rvtOT1YD9cc4F_A9i9mtylQM0BKCxkr1yRwb4Tppz4Elj_JNpFKcLKbGHj2j6E-V4jPUNN_qjZ1ENnIljdVeMuyJJvISZf_1Msd2R&__tn__=*b0H-R
Burimi/Facebook


Leave a Reply