Nisi sot konferenca dy ditore “Kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare dhe roli i Diasporës shkencore”.
Një aktivitet i organizuar në Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe instituti Alb Shkenca me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën.
Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Majko tha se Kjo konferencë është një hap, si pjesë e bashkëpunimit me shoqërinë civile i cili me mbështetjen buxhetore të shtetit shqiptar do të jetë një aktivitet i përvitshëm. Ajo si e tillë ka një rëndësi të madhe për komunitetin e shkencëtareve shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

“Mbajtja e kësaj konference vetëm pak muaj mbas Samitit të Diasporës shqiptare është shprehje e nevojës për të pasur një komunikim të vazhdueshëm me elitën shkencore shqiptare. Ky komunikim është i nevojshëm për shkëmbimin e informacioneve, përvojave, dhe krijimit të lidhjeve të rëndësishme për të krijuar një opinion të kualifikuar shkencor dhe kombëtar. Si asnjëherë më parë në ekzistencën e tij kombit shqiptar nuk i nevojiten vlerësimi dhe organizimi i inteligjencës së shkencës. Koha e luftës për mbijetesë kombëtare ka mbaruar. Tani kombit shqiptar i duhet dija dhe njerëzit e saj”, tha ministri Majko gjatë fjalës së hapjes.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit znj. Besa Shahini e cila ndau një pjesë të eksperiencës së saj në Diasporë dhe vendimin për tu rikthyer dhe për të dhënë një kontribut në tokën shqiptare.
Ndërsa ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduart Shalsi tha se me integrimin e Diasporës kemi hapur një libër të ri të shtetit për Diasporën. “Ka shumë sipërmarrës shqiptar në bote që ushtrojnë funksionin e tyre me disa prej tyre kam bashkëpunuar dhe me asistojnë në punën time”, theksoi ai.

Në konferencë do të diskutohen tema të cilat prekin të gjitha sferat shkencore dhe ku shkencëtarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit janë angazhuar e më së shumti si: Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare – Sfidë financimi apo kapacitetesh? Ku po shkon arsimi shqiptar?; Historiografia – Shkruajtja e historisë kombëtare si sfida e krijimit të Vetvetes; Mjekësia – Mision dhe profesion. Sfida e migracionit; Drejtësia – Demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i të drejtës; Refleksion mbi organizimet në Diasporë dhe reformën e drejtësisë në Shqipëri; Gjuha dhe kultura shqipe – Shkencat humane dhe trashëgimia kulturore shqiptare në epokën e internetit; Ekonomia – Dilemat e mendimit ekonomik shqiptar dhe mobilizimi i Diasporës për rritje të qëndrueshme.

diaspora.gov.al


Leave a Reply