Shoqata Alba – Dansk ishte pjesmarrje e dy aktiviteteve qe u organizuan nga Komiteti i shoqatave te huaja ( KUKS) dhe aktiviteti i dyte ishte pjesemarrja ne festen kombetare te Afrikes , organizuar ne nje mjedis shume te bukur ne Kopenhagen, nga abasada e atij shteti, ku kishte nderin te ftohej edhe shoqata jone .
Ne aktivitetin e pare qe u organizua nga KUKS , i cili u zhvillua ne mjediset e nje kalaje (Kastellet) ne kryeqytetin danez Kopenhage. Ishte nje ambjent mjaft romantik, me objekte mesjetare , me punime ne dru dhe kishte te ftuar nga perfaqesite e shoqatave te te huajve dhe trupa te ambasadave qe veprojne ne Mbreterine daneze.


Fjalen e mori nga kryesia e Kuks z.Thomas von Christierson i cili falenderoi pjesemarrsit dhe ja dha fjalen perfaqesuesit te trupes ushtarake te kalase i cili foli per historine e kesaj kalaja dhe ne fund na ftoi te gjithve qe ne fund te takimit ta vizitonim kete kala shekullore . Me pas e mori fjalen edhe Presidenti i Kuks z. MEM Kaj Larssen. Presidenti pershendeti te gjithe te pranishmit ne kete aktivitet te rendesishem vjetor , me pas foli per punen e Kuks per vitin qe lam pas , por dhe per programin per vitin 2019, por njekohsisht per vitin 2020 , ku Kuks ben 50 vjetorin dhe do kete nje aktivitet te madh ne kete kuader .

Ne takim e mori fjalen edhe Dini , ambasadori me i vjeter dhe me pas u shtrua nje dreke me ushqipe te pregatitura enkas per kete takim te Kuks . Me pas te pranishmit u ndane ne dy grupe , ne ata qe dine anglisht dhe ata qe dine vetem danisht dhe moren me vete nga nje ciceron, per tu treguar ambjentet e kesaj kalaje dhe per ti pare nga afer objektet e ndryshme te ekspozuara ne kete kala.






Me pas perfaqesuesit e shoqatave , bene takimin e radhes, per te folur per aktivitetet e tyre dhe per detyrat qe i kane vene vetes ne vitin 2019. Sejcili nga kryesia e Kuks e mori fjalen dhe raportoi per punen e tij qe ka kryer , na u paraqit dhe raporti financiar i Kuks-it dhe sa kishin qene shpenzimet dhe sa jane fondet per 2019.
Presidenti foli me gjate per aktivitetin qe do te behet ne muajin tetor , qe sivjet eshte mbremje gala, por qe me rregullat e reja qe ka ndertuar Komuna e Kopenhages , do te jete veshtire qe aktiviteti i muajit tetor te organizohet ne hollin e Komunes, ndaj na duhet te interesohemi te gjejme nje lokal tjeter, por ceshtja mbet e hapur deri athere dhe per cdo gje do jemi ne kontakte te vazhdueshme dhe informim , nese do te behet aktiviteti aty , apo diku tjeter.
Keshtu u mbyll edhe ky aktivitet i rendesishem per KUKS !
¤ ¤ ¤



( z. Arben Hoxhaj me vajzen e Nilson Mandeles, ambasadore ne Danimarke )
Me nje ftese speciale Shoqata Alba – Dansk ishte e ftuar ne aktivitetin qe organizoi grupi i ambasadave te Afrikes . Ishte nje aktivitet i organizuar bukur dhe me shume shije . Qe ne fillim ishte nje pritje e ngrohte nga perfaqesuesit e ambasadave te Afrikes , ku na pergezuan per pjesemarrjen ne festen e tyre . Patem rastin te vizitojme edhe ambjentet e ndryshme me miniekspozita dhe me fletepalosje dhe cd , ku percillnin jeten ne kete kontinent aziatik. Patem rastin e mire te takoheshim edhe me vajzen e Nilson Mandeles e cila na priti me shume perzemersi ne takimin me te . Me pas beme dhe disa foto si kujtim nga takimi me te . Ne kete takim u fol per jeten ne Afrike dhe cdo gje te bukur qe ndoll atje , foli dhe nje nga miqte e mire te Afrikes , ku ai beri nje ekspoze te punes se tij , te kontributit qe ai dhe familja e tij kane dhene . Me pas e mori fjalen dhe ambasadori i Nigerise dhe ai foli gjate per historine dhe jeten ne kete kontinent, falenderoi kontributin e shume njerzve te mire qe kane kontribuar dhe i kane qendruar prane banorve , duke u mundesuar nje jete me te mire per ta dhe familjet e tyre !
Ne fund te takimit u shtrua nje dreke me ushqime tradicionale te zonave te ndryshme te Afrikes ! Ushqimi ishte i bollshem dhe i pregatitur shume mire !
Ne fund edhe ne ne emer te shoqates Alba – Dansk falenderuam organizatoret , per ftesen , per mikepritjen e tyre dhe shkembyem si perhere kartevizitat me njeri – tjetrin , qe te jemi gjithnje ne kontakt ne takimet tona te ardhshme !


Leave a Reply