Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, mijëra veta morën pjesë në një protestë në Prishtinë me organizimin e lëvizjes Vetëvendosje , për të kundërshtuar idetë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai tha se me veprimet e fundit të presidentit, shteti i Kosovës është vënë në pikëpyetje.
“Përmes Thaçit po na teston Vuçiçi andaj le t’iu përgjigjemi të dyve, as Kosova nuk ndahet, as Kosova Lindore nuk ndahet, pavarësinë nuk e negociojmë, Serbisë borxh, nuk i kemi dhimbje e kompromise tjera nuk pranojmë”, tha zoti Kurti.

Sipas tij, presidenti Thaçi duke thënë se Kosova i ka kufijtë e gabuar dhe nevojitet një korrigjim, i mundësoi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç “që të vijë në veri të Kosovës për të promovuar jo vetëm ndarjen e Kosovës, por edhe politikën e Sllobodan Millosheviçit”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve.
Idetë e tilla nxitën reagime të partive politike opozitare por edhe të koalicionit qeverisës në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke përshëndetur protestën e sotme, shkroi në rrjetet sociale se “këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale”.
Përfundimin e qetë të protestës e përgëzoi edhe e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë Colleen Hyland.
Chargé d’Affaires Colleen Hyland
✔
@USAmbKosovo
Glad to see the protest in downtown Pristina unfold peacefully.
5:42 PM – Sep 29, 2018
11
See Chargé d’Affaires Colleen Hyland’s other Tweets
Twitter Ads info and privacy
Idetë për prekje kufijsh kanë shkaktuar edhe ndarje në qëndrimet e komunitetit ndërkombëtarë midis atyre që do të pranonin një marrëveshje të tillë dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të ripërtërijë armiqësitë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply