Shprehje të tilla, si “Mos ke humbur në peshë?” vërtet tingëllojnë mirë në veshin e femrës, mirëpo kur bëhet fjalë për një lidhje sentimentale ose të quajtur ndryshe dashurinë, ekzistojnë edhe shprehje të tilla nga të cilat shkrihet zemra e femrës. Por cilat janë ato? A mund t’i themi një femre fjalë komplimentuese apo janë të panevojshme? Sigurisht që po! Ja cilat janë fjalët që një femër dëshiron të dëgjojë nga partneri i saj.
“Të dua”
Edhe femrat e vështira, të cilat ‘nuk bien’ në flirt, kënaqen kur dëgjojnë këto dy fjalë nga partneri. Është me rëndësi që këto fjalë të thuhen në momentin e duhur dhe në vendin e duhur. Vetëm në këtë mënyrë efekti i tyre është i garantuar. Ndoshta do t’i lëkunden gjunjët, apo mund t’i bjerë të fikët, megjithatë këto janë pasoja të dëshirueshme… Në raste të tjera, një femër do të gëzohej aq shumë, sa çdo gjë tjetër negative do të zbehej menjëherë. Kujdes nga fjalët e thëna për të përfituar nga një çast. Do të ishte fatale që fjalët më të bukura të ishin false.
“Ke të drejtë”
Që të jemi të sinqertë, kjo fjali u pëlqen të gjithëve. Kur personi me të cilin jeni në lidhje pranon se në një temë të caktuar ju dini më shumë, atëherë në organizëm paraqitet një ‘valë’ e adrenalinës e cila nxit një ndjenjë shumë të ëmbël sikurse vetë dashuria. Edhe pse nganjëherë duhet të keni të drejtë, nuk është mirë që gjithmonë të jetë ashtu. Nëse femra ka shprehi të tillë që gjithmonë të ketë të drejtë, atëherë kjo shprehje nuk e ka vlerën e duhur, dhe shumë shpejt do të vijë deri te konflikti me partnerin. Ata që dëshirojnë të kenë gjithmonë të drejtë, në vend të kësaj do të ishte mirë që të mundohen të jenë të gëzuar dhe të lumtur. Lejojeni partnerin që nganjëherë të jetë fitues i debatit, dhe buzëqeshni nganjëherë dhe thojeni fjalinë e artë: “Ke të drejtë”. Kjo nuk do t’ju mbysë, por do ta gëzojë partnerin tuaj.
“Je e përsosur për mua”
Për secilën femër është me rëndësi që të ketë qëndrim pozitiv për veten e saj. Nëse fillon të mendojë negativisht dhe të ketë vlerësim të ulët për veten e saj, shumë shpejt mund të bëhet e pasigurt dhe personaliteti i saj të lëkundet. Prandaj, gëzojeni të dashurën tuaj me shprehjen e këndshme, e cila do ta kënaqë atë dhe ju do të jeni krenar për këtë gjë. Pas një periudhe kohe, ajo do të ndihet më e lumtur që ju ka juve pranë. Në situata të caktuara, e dashura e zemrës do të pretendojë t’ju ketë më pranë, për të dëgjuar nga goja juaj, atë që dini t’ia thoni më mirë se gjithçka.
“Pranoj”
Nuk duhet të jeni të fiksuar pas martesës që kjo fjalë t’ju duket e rëndësishme. Nëse ëndërroni për ditën kur partnerja juaj do të thotë se dëshiron të martohet me ju, është me rëndësi ta dini se ajo vërtet e do këtë gjë. Këmbimi i premtimeve të martesës, për femrën është një hap shumë i madh. Ky është një hap, i cili e frymëzon atë dhe e dërgon drejt lumturisë së përjetshme dhe e bën të përqendrohet në ndërtimin e një të ardhme të lumtur sikurse në ëndrrat e saj. Mos pretendoni se ajo ka si synim të vetëm me ju martesën. Në radhë të parë duhet të mendoni me pozitivistet, pasi ajo do të ishte e gatshme të ndante gjithë jetën me njeriun që do më shumë.
Burimi/ Albania


Leave a Reply