Burra katila, pse i lini jetimë fëmijët tuaj?
Burra frikacakë, pse dreqin martoheni?
Dje, në Kosovë, u vra një tjetër grua — nga kunati i saj — pasi kishte denoncuar dhunën në familje. Brenda vetëm dhjetë muajsh, tetë gra janë vrarë nga burrat. Edhe këndej kufirit nuk është më e mirë situata.
Jetë të këputura. Familje të shkatërruara. Shoqëri e hardallosur!
O burra të poshtër, pse i vrisni gratë? Pse martoheni, kur më pas dhunoni dhe vrisni nënat e fëmijëve tuaj? Gruaja nuk është pronë. Ajo nuk është objekt mbi të cilin mund të ushtroni pushtet, dhunë apo hakmarrje.
Për shtetin e dreqit: sa denoncime të tjera duhet të shpërfillen? Sa gra të tjera duhet të vriten që shteti të veprojë përpara tragjedisë, jo vetëm të shprehë keqardhje pas saj?
Dhuna ndaj grave nuk është “çështje familjare”. Është krim. Heshtja e ushqen, neglizhenca institucionale e lejon dhe pandëshkueshmëria e përsërit.
Boll! Duhet të zgjohemi të gjithë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply