Shkruan: Naim Flamuri
Shqipëria, toka Skënderbegiane, e mbrojtun dhe e lame me gjak ndër shekuj, e ka vendin dhe e ka ardhë koha me u mishërue në nji shtet kombëtar, pa kufij që na ndajnë në zemër e në vetëdije!
Jo kakistokraci, por MERITOKRACI!
Jo burokraci e kalbun, por TEKNOKRACI!
Jo sundim të partive, por nji sistem apartiak, ku vlera, dija, ndershmënia dhe aftësia janë mbi çdo interes politik!
Djelmnia, rinia, ardhmënia dhe mendjet ma të ndrituna të kombit duhet të ngrihen me dije, guxim e vendosmëni, për me i dhanë fund, nji herë e përgjithmonë, kalbësinës që e ka gërrye Shqipërinë!
Për dekada, politikbërja e hienave e gjunjëzoi, e rrjepi, e vodhi dhe e poshtënoi vendin tonë. E ktheu shtetin në plaçkë, drejtësinë në vegël dhe qytetarin në peng të pushtetit!
Kjo epokë duhet të marrë fund! Faqja e saj duhet të mbyllet përgjithmonë, përmes vullnetit qytetar, llogaridhënies dhe drejtësisë, që ajo kalbësinë të mos kthehet kurrë ma!
Të jemi të gjithë në anën e duhun të historisë. Jo nesër. Jo kur të jetë tepër vonë.
TASH O KURRË!
SHQIPËRIA SHQIPTARËVE!
SHTETI MERITËS, JO PARTISË!
DREJTËSI PËR POPULLIN, BURG PËR HAJDUTËT E DËNUEM NGA DREJTËSIA!
Burimi/Facebook


Leave a Reply