Te kryeministria!
Edi Rama, jep dorëheqjen.
Edi Rama, pushteti është i përkohshëm, Shqipëria e përjetshme.
Çdo qeverisje është në interesin dhe në të mirën e Shqipërisë dhe Shqiptarëvet. Kur këto qeverisje nuk kanë realizuar kushtet e domosdoshme për jetesën e Shqiptarëvet dhe nuk kanë punuar dhe mbrojtur interesat e larta kombëtare të Kombit të vet atëherë misioni i tyre ka dështuar përfundimisht.
Gjendja e veshtirë politike, ekonomike e vendit, krimi, korrupsioni, vjedhja e taksave të shqiptarëve, por edhe vjedhja e fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian, e gjithë shqipëria mbjellur me drogë dhe tregtimi i drogërave të ndryshme, ku shumica e ministrave të kësaj qeverie hajdutësh të ndyrë po shkojnë dhe janë në burg njëri pas tjetrit, ku kryetarët e bashkive dhe drejtorët e tyre sot janë dhe po shkojnë në burg njëri pas tjetrit, deputetët po shkojnë në burg njëri pas tjetrit për vjedhje, ku vjedhja është në sistemin e qeverisjes së tij, është ngritur një qeverisje elektorale dhe jo qeveri që të punojë për interesat e shqiptarëve, Edi Rama jep dorëheqjen.
Sistemi shëndetësor është në kolaps dhe ku shqiptarët vdesin për ilaçe, buqësia dhe industria nuk prodhojnë sepse vidhen taksat e Shqiptarëvet. Ku në një shtet nuk zhvillohet arsimi, studentët në protesta, gjimnazistët në protesta, të rinjtë nuk marrin dijen e duhur, ku shqiptarët po largohen çdo ditë për kushtet e vështira ekonomike, Shqipëria po braktiset dhe këtu askush nuk mbanë më përgjegjësi nga kjo qeverisje e jotja. Edi Rama jep dorëheqjen.
Arrestimet politike gjatë këtyre viteve ndaj familjeve opozitare, ku opozitës shqiptare ju ndalohet roli i tyre per të kërkuar llogari dhe nuk dëgjohet nga Edi Rama, kjo përbën një rrezik real që kërcënon demokracinë shqiptare, Edi Rama jep dorëheqjen!
Kapjen e gjithë sistemit nga Edi Rama, reforma e drejtësisë për interesat e veta, reforma territoriale për interesat e veta politike, ndryshimet në kodin zgjedhor për interesat e veta personale, moslejimi i koalicioneve para zgjedhore, kanë sjellë këtë gjendje të rënduar ekonomike, politike, demokratike të Shqipërisë, Edi Rama jep dorëheqjen.
E majta shqiptare e ka drejtuar këtë vend herë në diktaturë, herë në krime dhe shumë herë me korrupsion. Është e dukshme dhunimi i lirive dhe të drejtat të shqiptarëvet, kjo qeverisje nuk tregon aspak interes kombëtar, ajo nuk e do bashkimin e shqiptarëvet por e urren atë, ajo i do të ndarë Shqiptarët, ajo duhet të mbajë përgjegjësi përpara shqiptarëvet, e për të gjitha këto në këtë vend duhet të mbajë dikush përgjegjësi, prandaj urgjente Edi Rama jepe dorëheqjen.
E majta në mëndësinë e saj ka veprimtari të egër, dhunon liritë dhe të drejtat, ka mungesën e demokracisë, vjedhjen dhe hajdutërinë, krimi korrupsioni droga në të katër anët e Shqipërisë, e majta kurrë nuk ka pasur qasje demokratike dhe perëndimore, e majta e ka dëmtuar rrugëtimin e Shqipërisë, është shumë larg interesave kombëtare ajo i don shqiptarët të ndarë, prandaj për këto e shumë problematika të tjera Edi Rama largohu hapi rrugët e lirisë dhe demokracisë së këtij vendi shumë të lodhur nga veprimtaria juaj kriminale.
Për këto dhe shumë arsye të nevojshme jetese opozita Shqiptare, Shqiptarët, studentët, të rinjtë kanë vite dhe muaj që janë në protesta për të drejtat e tyre. Ka dy ditë që shteti ka rënë askush nuk jep dhe mbanë përgjegjësi që shteti ka përfunduar, Presidenti jo e jo, të gjitha institucionet e kapura nga Edi Rama nuk jane më të dobishme dhe shteti nuk funksionon më, Edi Rama kur nuk e ndihmon dot Shqipërinë, përpiqu ta lehtësosh, bëhu njeri Edi Rama jep dorëheqjen, largohu, qeverisje kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Të dashur shqiptarë ndodhur në këto kushte të rënda jetike për Shqipërinë, kur Edi Rama kërkon të mbajë pushtet me një regjim të dhunshëm policor, Balli Kombëtar, ju bënë thirrje të gjithë Shqiptarëvet të mbështesim fuqishëm protestën e Shqiptarëvet, protestën e studentëve, protestën e të rinjëve shqiptare dhe të solidarizohemi dhe mbështesim fuqishëm protestat deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij elektorale më të korruptuar dhe me kriminale ne botë, Edi Rama jep dorëheqjen, mos e lodh më Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Kjo është rruga e vetme për të normalizuar situatën e rënduar politike në vend, në të mirën e Shqipërisë dhe Shqiptarëvet.
Adriatik Alimadhi!
Burimi/Facebook


Leave a Reply