Nuk mund të bëhemi pjesë e një konsultimi formal për datën e zgjedhjeve vendore, kur kryeagjenda e Shqipërisë janë protestat dhe kërkesat legjitime të studentëve e gjimnazistëve, të përballur me dhunë shtetërore, gjakosje, terrorizim dhe arrestime arbitrare.
Në këtë emergjencë kushtetuese dhe kombëtare, Shqipëria ka nevojë për qëndrime dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë, lirive dhe të drejtave themelore, jo për konsultime formale që rrezikojnë të shërbejnë si fasadë propagandistike për Qeverinë dhe Edi Ramën.
Presidenti i Republikës nuk mund të qëndrojë në rolin e spektatorit, ndërsa dhunohet rinia dhe cenohet demokracia. Shqipëria ka nevojë për një President që mbron Kushtetutën dhe qytetarët, jo për një institucion që me heshtjen dhe mosveprimin e tij i shërben propagandës së regjimit.


Burimi/Facebook


Leave a Reply