Më 30 shtator 2026, Këshilli Bashkiak Malësi e Madhe miratoi me Vendimin nr. 51 rishikimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029.
Por qytetarët kanë të drejtë të dinë më shumë se numrat dhe vendimet në letër.
Ku janë parashikuar investimet për vitin 2027?
A do të ketë zgjidhje për:
* Ujin e pijshëm në fshatrat që vuajnë prej muajsh?
* Rrugët e amortizuara në Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë dhe në të gjithë territorin e Malësisë?
* Përmirësimin e transportit dhe shërbimeve publike?
* Mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve?
* Shkollat, shëndetësinë dhe mundësitë për të rinjtë që duan të jetojnë në vendin e tyre?
Kërkoj transparencë për çdo lek të buxhetit 2027:
Sa janë fondet në dispozicion, cilat janë projektet konkrete, ku do të investohen dhe kur do të përfundojnë?
Kërkoj gjithashtu që qytetarët të dëgjohen realisht gjatë hartimit të buxhetit dhe që këshilltarët bashkiakë të bëjnë publike qëndrimet e tyre për prioritetet e Malësisë.
Malësia e Madhe nuk përbëhet vetëm nga qendra e Koplikut. Ajo përbëhet edhe nga fshatrat, familjet dhe malësorët që presin shërbime dinjitoze.
Buxheti duhet të shihet në jetën e qytetarëve, jo vetëm në dokumentet e Bashkisë!
Nikoll Gjekaj
Burimi/Facebook/Partia Konservatorealbania Malsiaemadhe


Leave a Reply