Martesa nuk mund të quhet më e lumtur nëse mes dy personave nuk ka kompromis.Nëse individët që nuk përputhen në karakter do të martoheshin bashkë qoftë edhe për një javë, atëherë do të dilnin në dritë shumë të vërteta të cilat hedhin poshtë mitin se “dy të kundërta tërhiqen”.
Një çift i martuar prej shumë pak kohësh ka rrëfyer se mes tyre kishte shumë mospërputhje, aq sa e bënin bashkëjetesën të vështirë. Mospërputhjet vërehen që në gjërat më të thjeshta, si orari i gjumit, ushqimi, mënyra se si tjetri ha, momenti i duhur për të kaluar kohë me njëri-tjetrin e shumë të tjera si këto. Marrëdhënia mund të bëhet më e komplikuar kur çifti përballet me probleme të tjera.
Ideja se të kundërtat tërhiqen përsëritet rëndom në jetën e përditshme. Edhe vetë studimet pohojnë se njerëzit tërhiqen nga partneri nëse gjejnë diçka të ngjashme me veten tek ai. Megjithatë, të shumtë janë artikujt që pohojnë se personat me gjene të ndryshme identiteti rezultojnë të kenë një martesë të shëndetshme. Ajo që duhet thënë është se çfarë nënkuptohet me pikëpamje të kundërta. Kini kujdes, në fund të fundit njerëzit nuk janë magnet.


Leave a Reply