(Fenomene të ngjashme ne Shkoder)
Lulezim Trushi ishte pseudonimi i nje mesuesi qytetar shkodran
mesues ne katund. Ishte pseudonim i nji emni qe shkruante në gazeta. Kete pseudonim ia kishte vu gazetari i gazetes Mesuesi, Ilir Kanini.
Lulezimi jetonte ne nji mahalle me familje te permenduna zotenish.
Shpine e Lulezimit e kishte ndertu i ati ne kohen e Italise. Ishte shtepi nder te bukurat e qytetit. Dy kateshe me nji ode siper mbi pullaz. Kishte forme katrore si nji kub me ngjyra. Suva te veçante boje qielli. Dritare me grila te kohes. Nje ballkon te madh dhe shkalle mermeri qe lidhnin katet. Oborri ishte i veçante. Oborr shkodran: jerevi, pus, trume, lug, mastele. Lule ne sakssi dhe muret veshe me lule gjethore.
Kur baba i Lulezimit nderroi jete, ia la trashegim bashkeshortes.
Nana e Lulezimit, ne kohet e fundit te jetes ia bani dhurate motres se vogel te Lulezimit. (me nji dokument të diskutueshem).
Motra e vogel ia shiti shtepine njeres nga mbesave, asaj te martume ne malesi.
(Cka te ban i joti nuk ta ban i hueji)
Nderkohe familja e Lulezimit mbylli shpine , aty ku jetonte, dhe emigroi ne Itali dhe Zvicerr.
Kjo mbesa e malesise, shtepine, tashma te degradueme nga mosbanimi, e shembi pa asnje kriter moral, etik dhe ligjor, duke grabite edhe gjithe orendite dhe teshat qe ndodheshin mbrenda. Duke perfitu nga largesia mungesa e Lulezimit, u vodhen edhe orendi me vlera, qofte afektive si dhe ekonomike.
Ne vend te shtepise ndertoi nji vile. (leja e ndertimit nga parja qe shpon detin dhe neglizhencen e shtetit). Pjesen e oborrit e cila nuk perfshihej ne aktdhunim, mbesa e malesise ia shiti kusherinjve te burrit ne malesi, te cilet ndertuan nji vile tjeter. Dy ndertesa si shala e gomarit, njera afer tjetres qe nuk harmonizohen me nfertesat e tjera te mahalles.
Lulezimi, i lindun dhe rritun
ne Shkoder, kur kthehet ne vere per pushime, shkon dhe takon shokun e tij, pronarin e hotel Argentit me 5 yje, Lutfi Behri.

Burimi/Facebook


Leave a Reply