1.Shqiptarët e Kosovës Lindore janë pjesë integrale e trojeve etnike shqiptare sipas të gjitha studimeve historike ,etnografike, arkeologjike dhe shkencore.
2.Sipas periudhave të ndryshme historike këto troje kanë kaluar pushtues të ndryshëm,të cilët kanë ndikur në zvogëlimin e numrit të popullsisë, territoreve, ndryshimit të strukturës demografike dhe popullsisë autoktone.
3.Pas shpalljes pavarësisë ,në mënyrë të padrejtë gjysma e shqiptarëve mbeten jashtë kufijve të shtetit amë ,por sot pas njëqind vjetëve po tentohet të korigjohet kjo padrejtësi me njohjen e Kosovës, por duke lënë jashtë kufijve historikë shqiptarët në Kosovën Lindore , në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
4.Shqiptarët e Luginës Preshevës janë sot populli më i diskriminuar në rajon duke u mohuar liritë dhe të drejtat e njeriut sipas ,Kartës Helsinkut,Vjenës, dhe deklaratës së Kombeve të Bashkuara.
5.Qeveria Serbe vazhdon tu mohojë shqiptarëve ,ndalimin e simboleve kombetare, përdorimin e gjuhës ametare, arsimin dhe edukimin mbi baza kombetare ,diskriminimi ekonomik, mungesa e sherbimeve shendetesore ,pengimin e politikave arsimore deri në mosnohjen e dipllomave për rininë studentore.
6.Gjendja aktuale politike në Luginën e Preshevës vazhdon të mbetet një rrezik dhe mundësi reale për konflikt e destabilizim politik rajonal.
7.Institucionet në nivel lokal e qendror duhet të bojkotohen dhe te krijohen struktura paralele demokratike në përmbushje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe konventave ndërkombetare.
8.Mbështetje politike, sociale ,ekonomike ,financiare nga dy
qeveritë ,si ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës ,për strukturat vendore në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullsisë vendase.
9.Krijimin e një aksioni të përbashkët politik në bashkëpunim me partneret ndërkombetare për zgjidhjen perfundimtare të diskriminit , shpopullimit dhe bashkimit me Kosovën, në vullnetin e shprehur me datën 1-2 Mars 1992 me referendum nga qytetarët e Luginës Preshevës.
10.Mosnjohja, pabarazia ,diskriminimi, dhuna, cënimi i lirive dhe te drejtave të njeriut ,mungesa e investimeve publike dhe sociale krijon kushte të favorshme dhe nxit konflikte nacionale në Ballkan.
Të respektojmë njëri –tjetrin në mënyrë të barabartë që të kemi paqe e zhvillim rajonal !


Burimi/Facebook


Leave a Reply