Studentët në Serbi treguan se kur protesta është e qëndrueshme, bashkon qytetarët dhe shoqërohet me kërkesa të qarta, mund të sjellë ndryshime të mëdha politike.
Dorëheqja e kryeministrit Miloš Vučević në janar 2025 nuk i ndali studentët. Ata vazhduan protestat dhe kërkuan përgjegjësi, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.
Mësimi për Shqipërinë është i qartë: protestat nuk duhet të mbeten vetëm pakënaqësi në rrugë, por të shndërrohen në një lëvizje qytetare me objektiva konkrete dhe ndryshime institucionale.
Populli ka fuqinë të kërkojë llogari nga pushteti, përmes protestave paqësore dhe mjeteve demokratike.
Kur qytetarët bashkohen rreth kërkesave të qarta, zëri i tyre nuk mund të shpërfillet!
— Dr. Adil Mustafa
Burimi/Facebook


Leave a Reply