1. Politika nuk është pronë e askujt, por përgjegjësi ndaj qytetarëve.
2. Misioni im nuk është karrigia, por kontributi për Shqipërinë.
3. Ndershmëria nuk shitet për pushtet, favore apo interesa personale.
4. Familja është rrënja e vlerave që nuk duhet t’i nënshtrohen politikës.
5. Atdheu nuk mbrohet me slogane, por me vepra dhe sakrifica.
6. Kombi është mbi ndasitë partiake dhe interesat e ngushta.
7. Qytetari nuk është votë për t’u përdorur, por njeri që meriton dinjitet dhe drejtësi.
8.Ligji dhe Kushtetuta duhet të zbatohen njësoj për të gjithë, pa privilegje, pa diskriminim dhe pa ndërhyrje politike.
9. Përgjegjësia kërkon llogari për çdo premtim, vendim dhe detyrë të marrë.
10.Shërbimi ndaj popullit është prova e vërtetë e çdo politikani, jo propaganda dhe duartrokitjet.
Nuk kam zgjedhur politikën për të harruar parimet, as për të vendosur interesin personal mbi interesin kombëtar.
Mund të ndryshojnë pushtetet, partitë dhe karriget, por karakteri i njeriut dhe përgjegjësia ndaj Atdheut duhet të mbeten të palëkundura!
Familja, ndershmëria, Atdheu dhe Kombi janë vlerat që nuk i negocioj kurrë.
Ky është misioni im, ky është karakteri im, ky është pasioni im i palëkundur!
Paulin Marku
Burimi/Facebook


Leave a Reply