
E quajtëm kështu sepse kështu e njohin Chatin !
Chati është aty ku është “Alba – Dansk” . Ai është që nga krijimi i kësaj shoqate dhe nuk ja ndare asaj për asnjë cast. Ne cdo aktivitet ,në cdo takim,mbledhje ,aty është Chati,por Ai dhe nuk mund te rri pa e marrë fjalën ,pa dhëne ndihmesen e tij ,në cdo takim. Dhe fjala e tij ka peshë. Ne të gjithë e respektojme dhe e duam Chatin ,biles në ndonjë rast i themi : – Shoqata ty tË ka si atë plakun e urtë e të mencur,që presim se cila është shprehja e rallës që Ju po nxirrni nga goja . Chati është kordinatori i Shoqatës “Alba – Dansk” . Ai është njeri i papërtueshëm. Nuk ndalet dhe nuk din të thotë : – Jo ,kjo shprehje është e huaj për të.
Kryesia e Shoqatës “Alba – Dansk” ndjehet shumë e lumtur me Chatin,ndaj në këtë natë të ndërrimit të viteve duam ti urojmë që ta kalojë sa më gëzuar dhe viti i ri 2015 ,qoftë nje vit i mbarë për të dhe për gjithë familjen e tij .
Urime dhe gëzuar Chati !
Kryesia e Shoqatës “Alba – Dansk”
Dhjetor 2014


Leave a Reply