Mos u habisni Shoqata “Alba – Dansk” tashmë me një pervojë 5 – vjecare,ka krijuar miq nga cdo anë ,në cdo trevë shqiptare. Ajo është kudo e mirëpritur në sofrat e shqiptarve ,anë e mbanë globit,sepse ajo nuk ka inate,ajo është jo politikë,ajo don vetëm shqiparët e vertete dhe patriote. Ndaj në këtë natë të ndërrimit të viteve a mund të rrinim pa përmendur mikun e madh, juristin e njohur në trevat tona në Maqedoni z. Enver Elmazi,një dashamir i mirë i shoqatës tonë ,por ai është edhe ai prijësi i jonë në ato treva. Trokitja jonë në derë e ka ngritur në këmbë këtë njeri me shpirt të madh human dhe mjaft profesionalist në profesionin e tij. Një njeri me një reputacion të lartë në rrethin e tij. Të gjithë e duan dhe e respektojnë Enverin. Ai është i dashur me të gjithë njerzit,por në vecanti ,me shokët e miqtë e tij. Një familjar i përkryer,një baba shëmbullor. Ndaj ne a mund të rrinim pa i bërë një kartoline urimi me rastin e vitit të ri 2015 !
Patjetër që jo,ai ishte mikëpritesi më i mirë edhe gjatë vizitës qe kryetari i shoqatës tonë bëri në Maqedoni dhe e shoqëroi atë në cdo takim dhe bisedë,duke sakrifikuar nga vetja,por vetem e vetëm për ti krijuar mundësinë e takimeve dhe të realizimit me sukses të plotë të axhendës së kryetarit të Shoqates “Alba – Dansk z. Arben Hoxhaj në Maqedoni në fillimin e muajit dhjetor.
Ndaj kryesia e shoqatës këte mik të saj i dergon urimet më të përzemërta e vellazërore ,duke i uruar sa më shumë suksese në punën e tij për vitin e ri 2015 !
Gëzuar i nderuar Mik i “Alba – Dansk” z. Enver Elmazi !
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
Leave a Reply