
Agron Shepetja ishte i lindur dhe i rritur në Shkodër dhe për vite me radhë punoi si shofer autobusi, duke u bërë një figurë e njohur për shumë qytetarë.
Ai ishte me origjinë afrikane, ndërsa historia e ardhjes së familjes së tij në Shqipëri mbeti për vite një pjesë e pazbardhur e historisë së tij familjare.
Agroni ishte i martuar me Safeten dhe së bashku kishin gjashtë vajza. Ai përshkruhet nga të afërmit dhe personat që e kanë njohur si një njeri të thjeshtë, punëtor dhe të kulturuar.
Agron Shepetja ishte gjithashtu xhaxhai i atletit shkodran Sokol Shepetja, rekordmen kombëtar dhe ish-pjesëtar i forcave speciale RENEA.
Ceremonia e lamtumirës së fundit do të zhvillohet të premten, në orën 16:00.
Burimi/Facebook/TV1 Channel – Shkodër


Leave a Reply