
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Mesquite, në Teksas, gjatë një ceremonie ku ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe autoritete lokale.
Vlerësimi iu dorëzua Berishës nga kryebashkiaku i Mesquite, Daniel Aleman Jr., i cili e cilësoi Çelësin e Qytetit si një nga nderimet më të larta që bashkia mund t’i akordojë një personi. “Çelësi i Qytetit përfaqëson respektin dhe besimin e komunitetit”, theksoi Aleman gjatë ceremonisë, duke vënë në dukje edhe marrëdhëniet e veçanta të krijuara mes qytetit të Mesquite dhe komunitetit shqiptar.
Sipas autoriteteve lokale, nderimi për Sali Berishën lidhet me kontributin e tij në drejtimin politik të Shqipërisë, si dhe me angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia mori një rëndësi të veçantë edhe për shqiptarët që jetojnë në Teksas. Prania e komunitetit shqiptar dhe vlerësimi i një figure të rëndësishme të politikës shqiptare e shndërruan aktivitetin në një simbol të lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe të rolit të diasporës në afrimin e dy vendeve.
Postimi i plotë
Një vlerësim i veçantë dhe simbolik! “Çelësi i Qytetit” të Mesquite, Teksas. Kontribut për forcimin e marrdhënieve Shqipëri-SHBA.
Çelësi u dorëzua nga Kryebashkiaku i Mesquite, Daniel Aleman Jr.
Gjatë ceremonisë, Aleman e cilësoi Çelësin e Qytetit si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i japë një personi. Sipas tij, ky vlerësim përfaqëson respektin, besimin dhe marrëdhëniet e veçanta mes komunitetit të Mesquite dhe shqiptarëve.
Burimi/Facebook/TV1 Channel – Shkodër


Leave a Reply