Rama vendos terrorin në Tiranë. Sot, Tirana po përjeton një ditë terrori policor. Ajo që po ndodh në rrugët e kryeqytetit Nuk është më thjesht një përballje mes policisë dhe protestuesve. Është një demonstrim force. Një klimë frike dhe një agresivitet që po përhapet në çdo cep të qytetit.
Policia nuk njeh më kufij. Përveç hedhjes së gazit lotsjellës,Komandanti jep urdhër të qëllohet drejtë turmës me plumba gome Dhe me municione të tjera si plumba me saçme Terrori ndihet në bulevard, te Parku Rinia, në sheshin Skënderbej dhe përgjatë rrugëve të Unazës së Vogël.
Nuk goditen vetëm protestuesit. Në këtë klimë agresivite goditen dhe qytetarët e rastësishëm që shprehin pakënaqësinë Apo flasin për dhunën policore Dje ata rrezikojnë të përballen me forcën e uniformave. Spraji është kthyer në një mjet presioni, Ndërsa mobilizimi i policisë është total Dhe sjellja e saj, siç po dëshmohet në terren, Është tepër agresive.
Kur uniforma që duhet të mbrojë qytetarin kthehet në burim frike Vetë demokracia merr një goditje të rëndë. Ndërkohë, Rama vazhdon me kokëfortësi, sikur asgjë nuk po ndodh. Asnjë shenjë përgjegjësie politike. Asnjë reflektim përballë tensionit Dhe asnjë respekt për qytetarët që kërkojnë të dëgjohen. Një pushtet që i përgjigjet protestës me forcë. Në vend që t’i përgjigjet me llogaridhënie. Ajo tregon se sa larg është shkëputur nga njerëzit. Por çështja nuk mbaron këtu.
Unë e shoh këtë që po ndodh si pjesë të një krize më të thellë politike. Ku Shqipëria rrezikon të humbasë sovranitetin, dinjitetin dhe kontrollin mbi të ardhmen e saj. Kjo është edhe arsyeja pse duhet të ngrihen pyetje serioze Mbi ndikimet politike dhe projektet që lidhen me Sorosin dhe rrjetet e tij. Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend ku njerëzit ndihen të huaj në atdheun e tyre Dhe ku pushteti sillet sikur shteti është pronë private.
Sot, në sytë e qytetarëve që po përballen me këtë situatë, Po vihet në provë vetë demokracia shqiptare. Nëse protestuesit trajtohen si armiq Dhe qytetarët si të dyshuar, Atëherë kemi të bëjmë me një alarm që nuk duhet shpërfillur. Për këtë arsye, Shqipëria ka nevojë për solidaritet ndërkombëtar Dhe veçanërisht për vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo që dikush të vendosë në vendin tonë, Por që parimet e demokracisë, lirisë dhe shtetit ligjor të mos mbeten fjalë boshe.
Trump dhe administrata amerikane kanë shprehur qëndrime të ashpra ndaj George Soros dhe ndikimit të tij politik. Por, pavarësisht qëndrimeve politike në Uashington, përgjegjësia jonë e parë mbetet këtu. Të kërkojmë llogari, të mbrojmë liritë Dhe të mos pranojmë që dhuna të zëvendësojë demokracinë.
Një kryeministër nuk është mbi popullin. Policia nuk është pronë e qeverisë. Shqipëria nuk është pronë e askujt Ky është zëri që po dëgjohet sot nga Tirana. Zëri i qytetarëve që nuk duan të jetojnë me frikë, Që nuk pranojnë të heshtin Dhe që kërkojnë një shtet që i mbron, Jo një shtet që i ndëshkon pse protestojnë. Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe
Kujdes spiunët


Burimi/Facebook


Leave a Reply