Të dashur bashkëkombas, votues Shqiptarë, me banim në trojet tona Etnike, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nesër, datë 25 tetor 2026, zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Bashkimi i subjekteve politike dhe gjithë faktorit politikë shqiptar në trojet tona Etnike Shqiptare, është një vendim për tu përshëndetur dhe mbështetur fuqishëm nga votuesit tanë shqiptarë, ky bashkim i faktorit politikë Shqiptarë para zgjedhor, nesër më shumë se kurrë kërkon mbështetjen tuaj, agazhimin tuaj serioz për të mos neglizhuar dhe për të marrë pjesë masivisht me votën tuaj dhe ti jepni mbështetjen e fuqishme faktorit politike shqiptar me votë për tu përfaqësuar sa më shumë deputet Shqiptarë në parlamentin e Serbisë.
Sa më shumë deputet Shqiptar në parlamentin e Serbisë është një zë më i fortë në mbrojtje të të drejtave tuaja, është një vlerë kombëtare për të vazhduar përpara rrugetimin patriotike dhe kombëtar të kërkesave të ka hershme të shqiptarëve në trojet tona Etnike, për liri dhe pavarsi, për dinjitet Kombëtar, është një mbështetje e fuqishme drejtë proçeseve të Bashkimit Kombëtar.
Në emer të partisë Balli Kombëtar Shqiptar, ju ftoj dhe ju bëj thirrje të merrni pjesë masivisht në votime dhe të ushtroni të drejtën tuaj themelore dhe demokratike, sepse vota juaj në këto zgjedhje është një tregues i lartë kombëtar.
Ne po presimm me padurim rezultatin dhe përfaqësimin me më shumë deputet Shqiptar në kuvendin e Serbisë
Mos neglizhoni, e kërkon koha për tu bashkuar të gjithë sëbashku, faktori politike shqiptare e bëri këtë veprim të duhur, Ju dilni në votime për të votuar.
Votoni “Koalicioni Shqiptar me numër 17!
Adriatik Alimadhi.
Kryetar PBK-së!

Burimi/Facebook


Leave a Reply