Përgëzime të sinqerta për të gjitha partitë politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për bashkimin dhe përafrimin e tyre politik në këtë moment të rëndësishëm për popullin tonë!
Kur interesi kombëtar vihet mbi interesat partiake, fitorja i takon popullit!
Të nderuar bashkëkombës, ju ftoj nga zemra që nesër të dilni sa më masivisht në zgjedhje, të bashkuar, të vendosur dhe me besim në të ardhmen tuaj.
Çdo votë është zë, dinjitet, përgjegjësi dhe shpresë për përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë nevojë për unitet, solidaritet dhe veprim të përbashkët politik, në mbrojtje të të drejtave kombëtare, gjuhës, arsimit, identitetit dhe perspektivës së brezave të rinj.
Bashkimi na forcon, pjesëmarrja na fuqizon, ndërsa vota jonë e lirë është zëri i së ardhmes!
Uroj që këto zgjedhje të sjellin rezultate të mira për shqiptarët dhe të hapin një kapitull të ri të bashkëpunimit, unitetit dhe përfaqësimit dinjitoz.
Me fat dhe suksese, shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës!
Me respekt dhe përzemërsi kombëtare! 🇦🇱
DRITA MALIQI ZUNCE
NËNKRYETARE E BALLIT KOMTAR DEMOKRAT SHQIPTAR
REPUBLIKA E KOSOVËS!
Burimi/Facebook


Leave a Reply