Të nderuar Qytetarë!
Zotërinj Prokurorë!
Goditje barbare deri në rrezik jete madje edhe goditje në sy me plumba gome duke shkaktuar humbjen e përhershme të shikimit të protestuesit
E nëse ka ndodhur sot verbim i protestuesit nga Policia, polici përgjigjet për vepër penale të rëndë jo për shkelje disiplinore.
Verbimi me një sy konsiderohet “humbje e shikimit”dhe në Kodin Penal është parashikuar si “plagosje e rëndë”.
1. Dispozita kryesore: Neni 88 i Kodit Penal – Plagosja e rëndë me dashje
Plagosja që ka sjellë humbjen e shikimit, dëmtim të rëndë e të përhershëm, gjymtim… dënohet me “burgim nga 3 deri në 10 vjet”.
Verbimi është pikërisht hipoteza e nenit 88/1/a të Kodit Penal.
Nëse provohet se polici e ka qëlluar me dashje (edhe me dashje eventuale – e dinte që gazi, plumbi plastik, shkopi në sy shkakton verbim dhe e pranoi pasojën), kualifikohet direkt në Nenin 88 të Kodit Penal.
2. Rrethanë rënduese – kryerja nga punonjësi i policisë: Neni 88/3 + Neni 248
Kur plagosja e rëndë kryhet nga personi që ushtron funksion publik duke shpërdoruar detyrën, dënimi shkon “5 deri në 15 vjet burgim”.
Këtu përfshihen:
Neni 248 “Shpërdorimi i detyrës”.
Polici ka për detyrë të ruajë rendin duke përdorur forcë proporcionale (Ligji Për Policinë, Neni 104). Të qëllosh në fytyrë/kokë me mjet goditës kur protokolli e ndalon, është tejkalim flagrant i kompetencave.
Neni 109 “Tortura / Keqtrajtimi”
Nëse verbimi është bërë pas ndalimit, brenda furgonit apo komisariatit, atëherë nuk është më plagosje por:
Neni 109/2: Tortura e kryer nga punonjësi i policisë dënohet 5 deri 15 vjet burgim. Nëse sjell gjymtim, 10 deri 20 vjet burgim.
Gjykata e Strasburgut e konsideron verbimin nga policia në protestë si “trajtim çnjerëzor”
Neni 3 KEDNJ (rasti Abdullah Yaşa kundër Turqisë).
Kush hetohet?
Jo vetëm polici që goditi por edhe:
1. Polici autor Nenet 88 + 248 të
Kodit Penal
2. Shefi i operacionit Neni 248/2 i Kodit Penal nëse ka dhënë urdhër për përdorim disproporcional
force (p.sh. “goditini në kokë” apo”mos i kurseni protestuesit”siç ndodhi sot.
3. Zinxhiri komandues:
Përgjegjësi komanduese sipas Ligjit për Policinë
Hetimi nuk e bën AMP-ja për t’u mbyllur brenda. Për plagosje të rëndë kompetenca është “Prokuroria e Posaçme / Prokuroria e Rrethit” jo AMP.
4. Çfarë duhet bërë menjëherë nga familja/viktima?
Këto janë orë kritike për provat ndaj duhen administruar këto akte dhe kryer këto veprime proceduriale:
1. “Raport mjeko-ligjor” në QSUT me diagnozën “humbje e plotë e shikimit Oculus Sinister/Dexter nga traumë”. Pa këtë nuk kualifikohet në Nenin 88 të Kodit Penal.
2. Kallëzim penal me fotografim dorëzohet direkt në Prokurorinë e Tiranës, jo në polici, dhe kërkohet sekuestrimi urgjent i pamjeve të kamerave të trupit (body-cam) të policëve pasi ato fshihen pas 72 orësh.
3. Kërkesë për ekspertizë balistike nëse është goditje me mjet (gëzhojë gazi, plumb gome), mjekësia ligjore përcakton distancën dhe këndin – nëse është nga 2 metra në fytyrë, është dashje direkte.
4. Padi civile për dëmshpërblim”
Shteti paguan 100.000 – 200.000 euro për verbim nga Policia sipas praktikës së Gjykatës së Lartë (Vendimi Nr. 12/2019). Pastaj shteti i merr nga polici.
Nëse keni video ose emrin e protestuesit apo protestuesi vetë dërgojeni dhe verifikojeni nëse është regjistruar ose jo kallëzimi.
Për vepra si kjo, prokurori ka detyrim të nisë hetim kryesisht, nuk pret ankesë.
Verbimi i syrit në protestë nuk është “aksident në punë”. Në Kod është “krim shumë i rëndë”!
Të nderuar Qytetarë dhe Protestues!
U mundova tju sjell një set dispozitash ligjore për tju orientuar në ndjekjen e çdo rasti dhune të shkaktuar nga kjo bandë kriminale që i thotë vetes Polici e Shtetit!
Duke u lutur që aktet e dhunës të marrin fund i uroj çdo të dëmtuari shërim të shpejtë dhe të plotë! G

Burimi/Facebook


Leave a Reply