Ata që duan ndryshimin nuk e kanë luksin të bëjnë luftë të brendshme. Rama nuk ka probleme përçarjeje. I ka të gjithë në rresht.
Prandaj u bëj thirrje për bashkim të gjithëve: flamingove, sorrave, shqiponjave, zogjve të tjerë të paidentifikuar, naçuve të lagjes, bobave, lacave, zyshave të egra dhe zyshave rob zoti, sorosianëve, nonave të majdanozit, pedagogëve të Harvardit dhe atyre të Kristalit, pedagogëve të shitur si puna ime, LGBT-ve dhe homofobëve, studentëve të ekselencës dhe studentëve të vjeshtës, çunave të mamit dhe princeshave të babit, demokratëve “mos ma prek Doktorin” dhe demokratëve “po ik o doktor hap krahun”, socialistëve të tradhtuar nga Rama, socialistëve të tradhtuar nga gruaja, të krishterëve që kthejnë faqen tjetër dhe atyre që thonë “shisha robt”, myslimanëve me mjekër dhe pa mjekër, malokëve me Versace dhe lalucëve me gjak si lëng shalqini, tironcve mi bashkie dhe morrave të kuq, pjeshkave të instagramit dhe shoqeve proletare.
Kushdo që pret që ta përmbysë Ramën me njerëzit që plotësojnë kriteret e tij do ta gjejë veten VETEM përballë shkopit të gomës. Nëse e shohim njeri-tjetrin nisur nga qëllimi i përbashkët Rama do të ketë përballë një cunami.
Burimi/Facebook


Leave a Reply