
Shoqata “Alba – Dansk” ka një mik të mirë,po dhe një zëdhënës po aq të të mirë ,që nuk lejon të kalojë asnjë aktivitet i kësaj shoqata pa e njohur dëgjuesin e radios dhe si mendoni Ju ,do mund të linim pa i dërguar një kartolinë urimi, Havzi Sulejmanit i njohur nga të gjithë – XHAXHI. E pa Xhaxhi ,Havziu është njeri i papërtueshëm në cdo moment të jetës së tij ai nuk është kthyer pas,por vec ka eur përpara,sepse ai ka horizont të gjërë ,ka një zemër të madhe ,cka ai e përdorë shpesh si me të qeshur – Dhoma e vogël e Xhaxhit ,por me zemër të madhe. Dhe ashtu është vertetë ! Nëse dikush i kërkon një nder atë nuk e zëne vendi derisa sa tja kryejë atë. Pra ky është Xhaxhi Havziu ,njeriu që nuk ecen,por që vetëm vrapon,don ti shohë të gjithë të gëzuar,të gjithë të lumtur me familjet e tyre. Gëzohet kur dikush e marton fëmijën,kur lind një fëmijë janë gëzime për Xhaxhin që ato i shpreh dhe në mikrofonin e radios. Për Xhaxhin kanë shkruar pak ndoshta,sepse ai nuk ka dëshirë te jap intervista ,por flasin shumë për të me fjalët më të mira,ka shumë që të tregojnë të mirat që ai u ka bërë,që u është gjindur pranë në ditë të vështira.
Familja shqiptare kishte marrë refuzim qëndrimi në shtetin danez,por Xhaxhin nuk e zinte gjumi,sepse familja kish nevojë për përkrahje. Ai mendonte dhe telefoni i tij nuk ndalej,thërriste shokë ,kolegë,miq të tij shqiptarë e danez,vetëm e vetëm që familja të ndihmohej. Dhe ishte ai që i lëvizi hallkat e shtetit dhe familja në sajë të tij jeton sot në Danimarkë. A nuk është një vepër humane që duhet vlerësuar.
E ndaj dhe ne si shoqatë e duam dhe e respektojmë Xhaxhin- Havziun,sepse ka virtytet më te mira të shqiptart të vërtetë e trim ,që ta thotë të mirën e të keqen në sy dhe jo si disa të tjerë që futet birash e skutash si minj dhe vec flasin nën hundë,për njerin e tjetrin… Këto nuk janë shqiptarë,por vec maskarenj. Shqiptari i vertetë te del ballë për ballë dhe ta thotë në sy,atë që mendon . Këtë e bën vec Havziu ,pa ju dridhur qerpiku. Ndaj e duam dhe e respektojmë. Ai jo vetëm që është një zëdhënës i mirë i shoqatës tonë,por është një mik ,një shok dhe një vella i mirë për të gjithë ne,për komunitetin ku ai jeton e vepron.
Ndaj në këtë natë të ndërrimit të viteve le të shkojë një urim special për Havzi Sulejmanin – Xhaxhin ,duke i uruar atij dhe familjes së tij cdo të mirë dhe viti 2015 qoftë nje vit i mbarë për të dhe familjen,me shumë suksese.
Dhe për fund le të shkëpusim një poezi të vogël që vite më parë i është kushtuar Xhaxhit …e recituar në emisionin “Fëmijët në eter”
“Bilbilit të RadioProjektit 21”
Jam i vogël e poezi nuk di të bëj
Vec për ju trurin e lodha
E poezinë sot ju jua kushtova
Në momentin që të dëgjova.
Me respekt e dashuri
Te përshëndes xhaxhi Havzi
Ty bilbil ta kanë vënë emrin
Dhe vërtetë ti bilbil je.
Zeri yt aq tingëllues
Ne vendëlindjen na afron
Fjalët bukur ti rrjeshton
Emisioni kur drejton.
Të uroj shëndet e lumturi
Jetë të gjatë e begati
Ju dhe të gjithë miqve
Të radio projektit 21.
________
*Kjo poezi ju kushtua drejtuesit të Radio Projektit 21, në Danimarkë: Havzi Sulejmani
Marre nga Libri “Porta e Shpirtit” me autor Luigj Shkodrani

Gëzuar Xhaxhi 2015 !
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
Dhjetor 2014


Leave a Reply