
Ilir Ejupi
Thirrjet për t’a lëshuar Kosovën janë thirrje të tri niveleve: Fillimisht janë ata të cilët janë të lodhur nga skamja dhe varfërija, dhe kërkojnë një jetë më të mirë. Së dyti janë profiteret, të cilët marrin para për t’i larguar ilegalisht nga Kosova qytetarët e pashpresë. Ndërsa niveli i tretë dhe me i demshem janë anti-shqiptarët, ata të cilë dëshirojnë që t’a shohin Kosovën të zbrazët.
Nëse si piknisje e largimit nga Kosova është klasa politike, nga e cila nuk ka asnjë shpresë për zhvillim ekonomiko-social, është gabimi më i madh largimi nga Kosova. Qytetarët duhet që të përballen më çdo sfide; duhet t’a kërkojnë vet ndryshimin, sepse Kosova nuk është e një “klase politike”, por e gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë jemi fajtorë nëse e dim se Kosova është në një gjendje katastrofe, nga disa njerëz, dhe ikim nga ajo duke i’a lan atyre që t’a thellojnë këtë gjendje mjerimi edhe më shumë.
Nuk ka me të shtrenjet për një shoqëri, sesa vetëdija qytetare mbi përgjegjësitë, vlerat dhe rolin e saj në një shtet…! Qytetarët janë vlerë e një shoqërije, dhe elementi kryesorë i ekzistencës së një shteti. Nëse qytetarët vazhdojnë të ikin nga Kosova, atëherë rrezikohet edhe ekzistenca e shtetit tone për të cilin është derdhur shumë gjakë dhe sakrificë nga gjeneratat e shumta. Nuk është e moralshme dhe patriotike që t’a harrojmë sakrificen dhe idealin e të renve për liri; sakrificë e cili u kurorëzua më pavarësinë e Kosovës. Nëse ata të cilët e dhan jetën për këtë liri që ne po e gëzojmë, ne duhet të jemi ata të cilët do t’a kthejmë Kosovën në një vend të sigurt, ku do të ketë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, cilësi në arsim etj., e jot ë ikim nga Kosova pa e ndier asnjë përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës.
E si është e mundur e gjithë kjo kthesë e madhe? Kjo bëhet vetëm atëherë kur ne vetëdijësohemi për rolin tonë që duhet t’a kemi brenda shtetit. Qytetarët duhet të jenë aktiv në proceset dhe rrjedhat politike, duke i kritikuar politikat qeveritare të ndërmarrura nga kjo qeveri, qoftë përmes protestave ose formave të ndryshme. E nëse kjo klasë politike e cila e ka pushtetin nuk vetëdijësohet përmes kritikave nga ana e qytetarëve, atëhere është mundësia e ndeshkimit të tyre kur të vije koha e zgjedhjeve, duke bërë përpjekje për ndryshimin e klases politike përmes votës së lirë dhe demokratike. Gjithashtu nuk duhet që të përjashtohen edhe protestat paqësore gjatë kësaj qëverisje, në rast së qëllimi i tyre nuk është interesi i përshithshëm por ai personal.
Qytetarët e Kosovës duhet që t’i çmitizojnë disa individ së bashku më fuqinë e tyre mashtruese dhe arrogante; duhet që të besojnë ne mundësinë e ndryshimeve positive në shoqërinë tonë. Kosova është në një përiudhe kur vetëm qytetaria aktive është ajo që do t’a shpetojë nga kjo skamje dhe ky pesimizem qytetarë.
Këtë shkrim, të cilin e shkruajta duke u motivuar nga ngjarjet e fundit dhe disa videove që bëjnë thirrje për t’a lëshuar Kosoven po e përfundojë duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, si qytetarë i thjeshtë, që mos t’a lëshojnë Kosovën, të kërkojnë përgjegjësi nga ata të cilët mendoni se e kan sjellë Kosovën në këtë gjendje mjerimi ekonomiko-social.
“Para luftës ishte thirrja e bashkimit për t’a fituar lirinë nga okupatori, ndërsa tash duhet të bëhet thirrja e bashkimit të qytetarëve për t’a fituar lirinë nga ata të cilët po e pëngojnë të ardhmën e vendit”…..!!
Autori i shkrimit:Ilir Ejupi


Leave a Reply