
A mund të rrinim pa bërë një urim special për kengëtarin e ri shqiptar në Danimarkë Jimilian Ismaili. Një këngëtar që ka fituar zemrat e shumë e shumë të rinjve danez e shqiptarë. Jimiliani fitues i disa cmimeve prestigjoze në Danimarkë. Të flasësh për Jimilianin ,nuk mund të ndalësh asnjëhere,sepse për të ke për të treguar shumë,që nga thjeshtësia e tij në komunikimin me të gjithë brezat pa dallim. Sepse për muzikë nuk ke cfare ti thuash,sepse ai tashmë është një profesionalist në fushën e tij dhe ne moshë të re ka ecur me hapa shumë të shpejtë e gjithnjë në ngritjen e tij teknike – profesionale. Kudo ku ai gjindet në cdo koncert ,salla është e mbushur plot e përplot. Me qindra e mijra fanca . Ai njeh vetëm suksese . Dhe me të drejtë në si shoqatë e quajmë ” NJË YLL TE RI NË DANIMARKË”,sepse ai lëshon rrëze drite për shqiptarët në ketë shtet Skandinav.
Ne si shoqatë jemi krenar që Jimiliani është pjesë e Shoqatës “Alba – Dansk” së bashku me familjen e tij të mrekullueshme. Një familje me këngëtarë,një familje që janë një mbështetje tepër e fuqishme për Jumilianin. Ai aty merr edhe më shumë frymëzim për arritjet e tij,një ambjent i ngrohtë familjar,një familje që e mbështet Jimilianin në cdo aktivitet ku ai është pjesëmarrës. Kjo është e gjithë bukuria dhe kënaqësia e cdo arritjeje,kur familja është forca mbështetëse dhe përkrahëse.
Ndaj Jimilianit dhe familjes se tij të mrekullueshme ne si kryesi e Shoqatës “Alba – Dansk ” i urojmë : – GËZUAR VITIN E RI 2015 ! Suksese dhe vetëm suksese në rrugën e tij të bukur të artit.
GËZUAR !

Nga Kryesia e Shoqatës “Alba – Dansk”
Dhjetor 2015
————————————————————————————–
NJË DITË ME JIMILIAN ISMAILIN
Nga, Alba – Dansk
Aktiviteti më i madh që zhvillon Komuna Kopenhagë “Smarg Verden” një aktivitet që pronovon vlerat më të mira të të gjitha minoriteteve që jetojnë në Danimarkë.Të gjitha shoqatat sjellin muzikë, veshje, valle, kuzhinë, lojëra popullore dhe shumë e shumë të tjera, kuptohet edhe sipas mundësive që kanë këto shoqata. Ky aktivitet tregon integrimin e të huajve në këtë shtet Skandinav.
Në këtë aktivitet të madh është e përfshirë edhe Shoqata Alba – Dansk, e cila që në krijimet e saj ka enë e pranishme në këtë aktivitet të madh të të huajve. Kjo shoqatë është paraqitur gjatë viteve me valle tradicionale shqiptare, me një ekip futbolli, me talentet e reja në violinë dhe në këtë vit u paraqit me këngëtarin e ri që ka një popullaritet të padiskutueshëm tek të rinjtë danezë. Ai është i pranishëm në shumë evenimente qe zhvillohen ne Danimarkë. Është fitues i disa çmimeve prestigjoze dhe në vitin 2013, ai u shpall si ndër më të mirët, si këngëtar i ri në Danimarkë.
Pra ky është një “yll shqiptar” që po shndrit në Danimarkë. Ndaj ishte në nderin e shoqatës Alba – Dansk, që këtë te ri, kaq të njohur nga media dhe shtypi dhe te rinjtë danezë, ta kishim dhe ta pronovonim edhe ne në kuadrin e shqiptarëve. Jo se ishte një pronovim në kuptimin se është në fillimet e një karriere, por pronovim si shqiptar. Shoqata e kishte si detyrë ta pronovojë si shqiptar, sepse ai dhe familja e tij, janë anëtarë të shoqatës Alba – Dansk dhe kjo është detyrë e kryesisë së shoqatës, që të pronojë këto talente dhe t’u japë përkrahje atyre që të njihen edhe nga trevat shqipfolëse.
Jimilian Ismaili përformoi në mënyrë të shkëlqyer, sa ne të gjithë që ishim dje në këtë aktivitet mbetem të befasuar, nga profesionalizmi i tij. Një djalosh që ka lindur me muzikën, ku këngën e ka të trashëgur nga babai i tij ( Enveri ), ku edhe ai së bashku me të vellain ( Sabahun ) kanë kënduar këngën patriotike dhe këngë te tjera historike me sharki. Por edhe i vellai i Jimilianit (Besmiri ) që është edhe menaxher i Jimilianit është një njeri mjaft i përgatitur dhe nga duart e tij kanë dalë edhe të tjerë këngëtarë që përformojnë sot për publikun .
Një familje me këngën
Jimiliani ka një përkrahje të gjerë nga familja. Ai ndiqet në koncertet e tij nga njërzit më të dashur te tij. Edhe dje në këtë minikocertin e tij, ai ishte i shoqëruar nga e gjithë familja deri tek vëllai më i vogël. Pra Jimiliani ka mbështetjen dhe përkrahjen e familjes se tij dhe të gjitha arritjet e tij, ia detikon familjes – përkrahjes nga ata. Por, kur flet me babain e Jimilianit, mëson shumë prej atij burri të zgjuar që flet pak por flet me vend. Ai ka një brengë brenda vetes dhe këtë ai e thotë hapur, me chokë e miq, por edhe ne mikrofonin e radios, sepse e ndjen për detyrë si patriot dhe pse jo ai vjen nga një zonë që njihet për trimëri dhe për historitë e shumta. Prejardhja e tij është nga Plavë – Gucia dhe ajo trevë mbart mbi vete shumë histori trimash e luftrash për të mbrojtur kombin e atdheun që në kohën e Osmanllinjve dhe më herët . Ndaj ai ka një kritikë ndaj shoqatave dhe komunitetit shqiptar në Danimarkë “ka pak organizime të shqiptarëve” dhe ka plotësisht të drejtë, sepse shqiptarët kohët e fundit sikur kanë rënë pak “në gjumë” pas luftrave në trojet tona, por ndoshta dhe teknologjia ka ndikuar shumë në ndalimin e disa veprimtarive të shqiptarëve në diasporë.
Ndaj patriotë si Enveri duan që të kontribuojnë në këtë komunitet dhe të mos e lënë që të bjerë në “gjumë”. Ai së bashku me djemtë e tij është i gatshëm t’u përgjigjet veprimtarive të shqiptarëve, se kështu – thotë ai, ndjehemi shqiptarë.
Kuptohet edhe Jimiliani ka fituar shumë nga ky baba kaq patriot dhe kontaktet me Jimilianin janë shumë interesante, sepse tek ai gjen një te ri që është rallë t’i takosh sot, shumë i thjeshtë në komunikim, shumë i dashur me njerëzit. Nuk di të nervozohet edhe pse të rinj e fëmijë të moshave të ndryshme e kapin për xhaketë ku i kërkojnë një autograf, apo duan të bëjnë një foto kujtimi me Jimilianin. Ai është i gatshëm t’u përgjigjet.
Edhe pse ishte një program me kohë të shkurtuar, sepse ashtu ishte vendosur nga Komuna Kopenhagë, ai qëndroi aty pas shfaqjes diku mbi një orë vetëm nga dëshira e njerzëve për t’i marrë autografe. Edhe pse binte shi njerëzit nuk donin t’ia dinin. Ishte e vështirë edhe për telelivizionin RTV ZIK, për t’i bërë intervistën se të rinjtë e kishin rrethuar, për të dalë me Jimilianin në foto dhe në ekranin e televizionit. Shumë nga ata të pranishem donin të përcillnin përshtypjet e tyre për Jimilianin.
Në këtë festë të pranishëm për gjatë gjithë kohës ishte RTV ZIK, që përcolli në mënyrë profesionale këtë aktivitet të rëndësishëm të organizuar nga Komuna e Kopenhagës.
Në orët e vona të natës, kryetari i Shoqatës Alba – Dansk, z. Arben Hoxhaj, ishte i ftuar në një intervistë edhe nga Radio Projekti 21, ku ai i bëri një panoramë gjithë aktivitetit të djeshëm në “Smarg Verden”. Po ashtu u bënë dhe lidhje me babain e Jimilianit, me profesor Adem Gashin, një mik i mirë i shoqates Alba – Dansk, si dhe nëpërmjet lidhjes telefonike u kantaktua edhe me sekretarin e Shoqatës Alba – Dansk, z. Luigj Shkodrani, ku edhe atij iu moren përshtypjet e këtij aktiviteti dhe u fol me pas edhe për aktivizimin dhe promovimin e talenteve te reja, ku kërkohet një angazhim më i madh nga media dhe nga kryesitë e shoqatave, që këto talente të reja që njihen nga komuniteti t’i prezantohen edhe trevave shqipfolëse, që këto talente të promovojne edhe atje vlerat e veta, sepse shumë prej këtyre talenteve edhe pse kanë shumë arritje në shtet ku ata jetojnë nuk njihen nga shqiptarët e tjerë. Por gjate bisedave në radio, u vu theks se më shumë duhet t’i jepet mundësi të rinjve që të krijojmë sa më shumë hapësira për ta .
Kështu u mbyll edhe aktiviteti i kësaj dite festive.
Jimilianit i urojmë suksese të mëtejshme në rrugën e bukur që ka nisur dhe urojmë që ta kemi përherë në mesin tonë edhe në veprimtari të tjera të organizuara nga komuniteti shqiptar i Danimarkës.
Sektori i shtypit
Shoqata Alba – Dansk
P.S. Për burimin e shkrimit dhe për më shumë fotografi, ndiqeni këtë tufëz: http://albadansk.dk/?p=22403
————————————————————————————————————————–
Kush eshte Jimilian Ismaili ?
Kur familja e Jimilianit vendosi të largohej nga Shqipëria fillimisht për në Belgjikë e më pas në qendrën e azilkërkuesve të quajtur Sandholm në Danimarkë, ku kërkuan azil politik, ai ishte fare i vogël. Ka lindur në Laç dhe është djali i një këngëtari të njohur të folkut në vitet ‘80, Enver Ismailit. Kalvari i familjes Ismaili mbaroi me marrjen e të drejtës për të jetuar ligjërisht në Danimarkë në vitin 2000. Në 2006-ën, Jimilian Ismaili, me emrin e artit “Lil ‘G” konkurroi në Børne MGP (Danish Children’s Melodi Grand Prix) me “Penge”. Ishte 12 vjeç në atë kohë dhe u rendit i dhjeti. Pas MGP, Jimiliani vazhdoi të nxjerrë këngë online duke u bërë një emër shumë i njohur nëpërmjet postimeve si “Virus”, “Elsker”, “Vibration”, “Finde dit smil igen” dhe “Tættere på”. Gjithashtu ai tërhoqi vëmendje duke shoqëruar në këngën “Ghetto”, Mido-n (emri i vërtetë Mohammed Zaghmout) dhe duke marrë pjesë gjithashtu ”Ghetto Pt. 2″ featuring Jimilian and Enrico Blak. Të dy ata ishin pjesë e Flexmusic. Single i parë, ama, që u rendit nëpër hitparadat vendase ishte “Hjerteslag” featuring Poeten, që hyri në Tracklisten, renditja zyrtare e këngëve daneze, në korrik 2012. Mediat e huaja e përshkruajnë si “një njëzetvjeçar, me shpirt dhe zemër shqiptare, shumë premtues në muzikën daneze”. Sot aktiviteti i tij menaxhohet nga firma më e madhe në botë, SONY. Këngët e tij kanë kapur majat e suksesit, pothuaj dhjetë herë më shumë klikime sa banorë ka gjithsej vendi i tij, për mos të folur për qytetin nga vjen, gati 30 milionë. Por është dhe një nga këngëtarët më të dashur për fansat e muzikës në Danimarkë. Aktualisht ai është nominuar për të përfaqësuar Danimarkën në Europe MTV Muzic Award, një kompeticion shumë prestigjioz, sigurisht dhe një shkallë në karrierën e këngëtarit nga Laçi as 20 vjeç së bashku me Nik & Jay, Medina, Shaka Loveless dhe Panamah. Kënga titullohet Mr.Casanova dhe e ka realizuar bashkë me dy artistë të tjerë të cilët gjithashtu jetojnë në Danimarkë.
Talentet e familjes Ismaili
Duket sikur historia përsëritet, por në gjuhë tjetër. Babai i Ismailit, Enveri së bashku me vëllanë e tij binjakë, Sabahun kanë kënduar gjithashtu. Çdo shqiptar që ndiqte televizionin dhe radion shqiptare ne vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar nuk mund të mos e mbajë mend duetin e binjakëve nga Laçi, me këngën “Jemi dy vllazën dy binjakë” e cila përfaqësoi kosovarët e rrethit të Krujës në Festivalin Kombëtar Folklorik në Gjorokastër, në vitin 1983. Ata vazhduan të merrnin pjesë në festivale të tjera folklorike kombëtare dhe shkelën në shumë skena të vendeve të ndryshme perëndimore ku ishin të vendosur shqiptarët, veçanërisht ata të Kosovës dhe trojeve shqiptare, deri në atë kohë. Dhe tradita vazhdon: nuk është vetëm Jimiliani që ka trashëguar talentin e të atit, por dhe djali tjetër Besmiri. Dy artistë në vend të huaj, por që kanë arritur të ngjiten në majat e suksesit. Besmiri ka bashkëpunuar me të vëllain që në debutimin e tij, në vitin 2006, kur mori pjesë në festivalin e muzikës për fëmijë në Danimarkë, kur i shkroi tekstin e këngës që u rendit e dhjeta. Së bashku, me të atin gjithashtu kompozojnë këngët që Jimiliani këndon. Besi dhe Jimiliani kanë qenë të ftuar tek producenti më i madh i Danimarkës EZI CUT që ka realizuar shumë këngë për këngëtarë me famë botërore.
Një prejardhje historike
Historia e familjes Ismaili nga Pepajt e Nokshiqit – Arzhenicë, në Malin e Zi fillon shumë herët por ajo vjen dhe kristalizohet me datën 6 Prill të vitit 1911, kur një burrë i kësaj familjeje, Rexhep Haradini mori pjesë në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Deçiç, përkrah Dedë Gjo Lulit. Kjo ngjarje i pararendi shumë ngjarjeve të mëdha për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kjo u pasua me pjesëmarrjen e tij në ngritjen e Flamurit në Vlorë duke shoqëruar Isa Boletinin bashkë më patriotë të tjerë nga Mali i Zi dhe Kosova. Si shumë të tjerë, ky burrë i madh, u vra nga serbët e malazezët në kullën e tij në Pepaj. E shoqja shpëtoi nëpër flakët e kullës, në mes të borës dhe motit të tmerrshëm të bjeshkëve, me një djalë gjashtë muajsh, Sadri Rexhepi dhe ia doli të kalonte në Shqipëri në fshatin Çerem të Tropojës. Aty shkoi edhe kunati i saj, Met Haradini dhe së bashku udhëtuan drejt fshatit Gorre, në bregdetin e zonës së Laçit. Ai jetim i rritur në ato rrethana, u rrit, u martua me një bijë të familjes më të madhe të Vuthajve, Nurie Delia- Ulaj, me të cilën lindën 6 djem e dy vajza. Midis tyre lindën edhe 2 binjakë, Enveri e Sabahu. Dy këngëtarët që po emocionojnë mijëra fansa dhe po marrin milionë klikime janë djemtë e Enverit.
Burimi – Faqja zyrtare e Jimilianit
| År | Titel | Medvirkende |
|---|---|---|
| 2008 | Flows | Jimilian |
| 2008 | E di | Jimilian |
| 2009 | Vibration remix | Jimilian ft Lil Miru & HUSHH |
| 2009 | Flows | Jimilian |
| 2009 | Vil du | Jimilian |
| 2010 | Virus | Jimilian |
| 2010 | Elsker | Jimilian |
| 2010 | Finde dit smil igen | Jimilian |
| 2010 | Få dig et liv | Jimilian feat. Enrico Blak |
| 2010 | Virus | Jimilian |
| 2010 | Elsker | Jimilian |
| 2011 | Ghetto | Mido feat. Jimilian |
| 2011 | Ghetto pt. II | Mido feat. Jimilian & Enrico Blak |
| 2011 | Toget er kørt | Jimilian |
| 2012 | Hjerteslag | Jimilian ft Poeten |
| 2012 | Ild i min flamme | Jimilian |
| 2013 | Hvem gi’r dig lov | Jimilian |
| 2013 | Stok og sten | Jimilian |
| 2013 | Go’ morgen | Jimilian |
| 2013 | Letter nu | Jimilian |
| 2013 | Ved at du har mig | Jimilian |
| 2014 | Topline | Jimilian |
| 2014 | Jeg har glædet mig | Jimilian |
| 2014 | Jeopardy | Jimilian |
| 2014 | Andre drenges piger | Jimilian |
Pregatitur nga “Alba – Dansk”
Sektori i Shtypit


Leave a Reply