
Aktiviteti me i madh qe zhvillon Komuna Kopenhag “Smarg Verden” nje aktivitet qe pronovon vlerat me te mira te te gjitha minorioteteve qe jetojne ne Danimarke.Te gjitha shoqatat sjellin muzike,veshje ,valle ,guzhine,lojra popullore dhe shume e shume te tjera,kuptohet edhe sipas mundesive qe kane keto shoqata. Ky aktivitet tregon integrimin e te huajve be kete shtet Skandinav.
Ne kete aktivitet te madh eshte e perfshire edhe shoqata Alba – Dansk e cila qe ne krijimet e saj ka qene e pranishme ne kete aktivitet te madh te te huajve. Kjo shoqate eshte paraqitur gjate viteve me valle tradicionale shqiptare ,me nje ekip futbolli ,me talentet e reja ne violine dhe ne kete vit u paraqit me kengetarin e ri qe ka nje popullaritet te padiskutueshem tek te rinjet danez. Ai eshte i pranishem ne shume evenimente qe zhvillohen ne Danimarke. Eshte fitues i disa cmimeve prestigjoze dhe ne vitin 2013 ,ai u shpall si nder me te miret ,si kengetare i ri ne Danimarke. Pra ky eshte nje “yll shqiptar” qe po shenderit ne Danimarke. Ndaj ishte ne nderin e shoqates Alba – Dansk ,qe kete te ri ,kaq te njohur nga media dhe shtypi dhe te rinjet danez ,ta kishim dhe ta pronovonim edhe ne ne kuadrin e shqiptarve. Jo se ishte nje pronovim ne kuptimin se eshte ne fillimet e nje karriere,por pronovim si shqiptar. Shoqata e kishte si detyre ta pronovoje si shqiptar,sepse ai dhe familja e tij ,jane antare te shoqates Alba – Dansk dhe kjo eshte detyre e kryesise se shoqate ,qe te pronoje keto talente dhe tu jape perkrahje atyre qe te njihen edhe nga trevat shqipfolese.
Jimilian Ismaili performoi ne menyre te shkelqyer ,sa ne te gjithe qe ishim dje ne kete aktivitet mbetem te befasuar,nga profesionalizmi i tij. Nje djalosh qe ka lindur me muziken,ku kengen e ka te trashegur nga babai i tij,ku edhe ai se bashku me te vellain kane kenduar kengen patriotike dhe kenge te tjera historike me sharki. Por edhe i vellai i Jimilianit qe eshte edhe menaxher i Jimilianit eshte nje njeri mjaft i pregatitur dhe nga duart e tij kane dale edhe te tjere kengetare qe performojne sot per publikun . Nje familje me kengen. Jimiliani ka nje perkrahje te gjere nga familja. Ai ndiqet ne koncertet e tij nga njerzit me te dashur te tij. Edhe dje ne kete minikocertin te tij ai ishte i shoqeruar nga e gjithe familja deri tek vellai me i vogel. Pra Jimiliani ka mbeshtetjen dhe perkrahjen e familjes se tij dhe te gjitha arritjet e tij ,ja detikon familjes perkrahjes nga ata. Por kur flet me babain e Jimilinit,meson shume prej atij burri te zgjuar qe flet pak por flet me vend. Ai ka nje brege brenda vetes dhe kete ai e thote hapur,me shoke e miq,por edhe ne mikrofonin e radios,sepse e ndjen per detyre si patriot dhe pse jo ai vjen nga nje zone qe njihet per trimeri dhe per historite e shumta. Prejardhja e tij eshte nga Plave – Gucia dhe ajo treve mbart mbi vete shume histori trimash e lutrash per te mbrojtur kombin e atdheun qe ne kohen e Osmanllinjeve dhe me heret . Ndaj ai ka nje kritike ndaj shoqatave dhe komunitetit shqiptar ne Danimarke “ka pak organizime te shqiptarve” dhe ka plotesisht te drejte,sepse shqiptaret kohet e fundit sikur kane rene pak “ne gjume” pas lutrave ne trojet tona,por ndoshta dhe teknologjia ka ndikuar shume ne ndalimin e disa veprimtarive te shqiptarve ne diaspore.
Ndaj patriote si Enveri duan qe te kontribojne ne kete komunitet dhe te mos e lene qe te bie ne “gjume”. Ai se bashku me djemte e tij eshte i gatshem tu pergjigjet veprimtarive te shqiptarve ,se keshtu – thote ai , ndjehemi shqiptare.
Kuptohet edhe Jimiliani ka fituar shume nga ky baba kaq patriot dhe kontaktet me Jimilianin jane shume interesante ,sepse tek ai gjen nje te ri qe eshte ralle ti takosh sot,shume i thjeshte ne komunikim,shume i dashur me njerzit. Nuk din te nervozohet edhe pse te rinj e femije te moshave te ndryshme e kapin per xhakete ku i kerkojne nje autograf,apo duan te bejne nje foto kujtim me Jimilianin. Ai eshte i gatshem tu pergjigjem.
Édhe pse ishte nje program me kohe te shkurtuar ,sepse ashtu ishte vendosur nga Komuna Kopenhage,ai qendroi aty pas shfaqjes diku mbi nje pre vetem nga deshira e njerzve per ti marre autografe. Edhe pse binte shi njernit nuk donin tja dinin. Ishte e veshtire edhe per telelivizionin RTV ZIK ,per ti bere intervisten se te rinjet e kishin rrethuar,per te dale me Jimilianin ne foto dhe ne ekranin e televizionit. Shume nga ata te pranishem donin te percillnin pershtypjet e tyre per Jimilianin.
Ne kete feste te pranishem per gjate gjithe kohes ishte RTV ZIK,qe percolli ne menyre profesionale kete aktivitet te rendesishem te organizuar nga Komuna e Kopenhages.
Ne oret e vona te nates kryetari i Shoqates Alba – Dansk z. Arben Hoxhaj, ishte i ftuar ne nje interviste edhe nga radio Projekti 21 ,ku ai i beri nje panorame gjithe aktivitetit te djeshem ne “Smarg Verden”. Po ashtu u bene dhe lidhje me babain e Jimilianit ,me profesor Adem Gashi ,nje mik i mire i shoqates Alba – Dansk ,si dhe nepermjet lidhjes telefonike u kantaktu edhe me sekretarin e Shoqates Alba – Dansk ,z. Luigj Shkodrani,ku edhe atij ju moren pershtypjet e ketij aktiviteti dhe u fol me pas edhe per aktivizimin dhe pronovimin e talenteve te reja ,ku kerkohet nje nngazhim me i madh nga media dhe nga kryesite e shoqatave ,qe keto talente te reja qe njihen nga komuniteti ti prezantohen edhe trevave shqipfolese ,qe keto talente te pronovojne edhe atje vlerat e veta. Sepse shume prej ketyre talenteve edhe pse kane shume arritje ne shtet ku ata jetojne nuk njihen nga shqiptaret e tjere.Por gjate bisedave ne radio ,u vu theks se me shume duhet ti jipet mundesi te rinjve qe te krijojme sa me shume hapsira per ta .
Keshtu u mbyll edhe aktiviteti i kesaj dite festive.
Jumilianit i urojme suksese te metejshme ne rrugen e bukur qe ka nisur dhe urojme qe ta kemi perhere ne mesin tone edhe ne veprimtari te tjera te organizuara ka komuniteti shqiptar i Danimarkes.





























































Sektori i shtypit
Shoqata Alba – Dansk


Leave a Reply