
Tërmeti më i madh që trondit zonën e Gjirit të San Franciscos në 25 vjet ka plagosur dhjetëra vetë, ka dëmtuar ndërtesa historike, dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz.
Shumica e dëmeve nga tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që ra para se të gdhihej e djela janë përqëndruar në qytetin piktoresk të Napas, një rajon i njohur për prodhimin e verës në veri të Kalifornisë.
Faqja e internetit e Qytetit Napa njofton se janë dëmtuar 50 linja të furnizimit me gaz dhe 30 tubacione uji të pijshëm. Ka patur shumë dritare të thyera dhe dëme brenda ndërtesave
Zeri i Amerikes


Leave a Reply