
Shqiptarët e Danimarkës kanë dëgjuar te fliten fjalët më të mira për këngëtarin Abduqim Sadiku,sepse ai ka qënë i pranishëm në aktivitetet e shiptarëve të këtij komuniteti dhe në gëzimet e tyre familjare ,ku me zërin e tij ka bërë për vete shumë e shumë shqiptarë. Aqimi sic e thërrasim të gjithë është një mik i mirë i te gjithve,ai nuk din të nervozohet ,gjithnjë me atë thjeshtësinë e tij buzeqesh dhe të gjindet pranë athere ndoshta kur ti nuk i pret, ai të gjindet pranë në cdo kohë,kur je i shqetësuar me atë dashamirësinë e tij mundohet të qetësojë .
Po ai është anëtar i mirë i shoqatës “Alba – Dansk” . Shoqata është tepër krenare që ne përbërjen e saj ka njerëz të tillë sikur është Aqimi. Dashuria e tij për njerzit është e madhe ,por ai ka dashuri të madhe për kombin dhe atdheun e tij,për mbarë trojet shqiptare. Ai e dashuron natyrën shqiptare dhe cdo gjë të bukur të saj. Ai të flet me ora të tëra ,se ku e në cfarë vendi do i kaloi pushimet ,qofshin ato dimërore apo verore. Ai vazhdimisht pushimet i kryen në vende të ndryshme turistike dhe percjell në mediat sociale me dhjetra e dhjetra foto ,me pamje nga turizmi shqiptar. Ai pronovon nëpërmjet këtyre fotove dhe u thotë miqve te tij ,ja shikoni unë jam për pushime këtu ,provojeni edhe ju ,se do mbeteni të befasuar ,nga bukuria e alpeve shqiptare,e fushave ,e kullotave e detit te pazëvendësueshëm,pra trojet shqiptare kanë një natyrë të virgjër dhe ja vlen të të vizitohen nga turistë te huj dhe ato shqiptarë.
Ai shpesh u drejtohet edhe shokve dhe miqve shqiptarë duke ju thënë: – Shikoni ,provoni dhe vizitoni këto vende,provoni gatimet tradicionale të ketyre zonave.
Kjo është mënyra më e bukur që Aqimi ka zgjedhur te pronovojë turizmin shqiptar.
Ndaj ne si kryesi e shoqates duam ti percjellim një kartoline urimi me rastin e vitit të ri 2015,duke í uruar sa më shumë suksese në punën e tij,në familjen e tij dhe ta kalojë sa më bukur,sa më gëzuar këtë festë të fund vitit.Gezuar dhe urime në vitin që sapo hymë i nderuar z. Abdulaqim Sadiku .

Kryesia e Shoqatës “Alba – Dansk”
Dhjetor 2014


Leave a Reply