Kontributor cilësor dhe promovues i jashtëzakonshëm i kulturës kombëtare dhe ambasador i palodhur i vlerave të saj më të mira, të gjitha sukeset e tij janë pjesë e krenarisë tonë dhe burim frymëzimi për gjeneratat e artistëve të rinj.Falë dashurisë dhe pasionit për baletin, talentit dhe interpretimit të rrallë si protagonist në skenë, me aftësi drejtuese dhe karrierë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë vendit, së fundmi edhe si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit të Kroacisë, fama e Ilir Kernit është ndërkombëtare.
Në vlerësim të veprimtarisë së tij të suksesshme artistike për shpalosjen e vlerave të vyera të artit dhe kulturës shqiptare në skenat botërore dhe me mirënjohje për gjithçka ai sot përfaqëson, pata kënaqësinë e veçantë ta çmoja, me anë të një ceremonie solemne, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. 🇦🇱



Burimi/Facebook


Leave a Reply