
Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje për veriun e Kosovës takimi i peste mes kryeministrit te Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut te tij serb, Ivica Daçiç. Sipas mediave takimi i sotëm do te vijoje mëngjesin e te mërkurës, ku serish ne qendër te diskutimeve do te jete strukturat paralele ne veri te vendit. Edhe gjate kësaj te marte, Ashton fillimisht mbajti takime te ndara, me Daçiç dhe Thaçi, qe u pasua nga një takim trepalësh. Me herët, para nisjes se raundit te pestë të bisedimeve me kryeministrin serb Daçiç, kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me presidentin e këshillit europian Herman van Rompuy dhe kreun e Komisionit Europian, Zhoze Manuel Barroso. Në fjalën pas takimit me Thaçin, Barroso nënvizoi se Kosova duhet të bëjë më shumë për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, teksa shtoi se ke do të vazhdojë të angazhohet për perspektivën evropiane të shtetit të ri. Gjate mbrëmjes Thaçi takon ne një darke pune edhe zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropën qendrore dhe jugore, Philip Reeker, i cili ndodhet në Bruksel. Takimi është planifikuar te jete pa praninë e kamerave.
Vizion Plus
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply