
Është quajtur fëmija i mrekullisë, pasi arriti të mbijetonte nga një aksident i tmerrshëm ku mbetën të vdekur dhe vështirësisht të identifikueshëm 5 anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Njevjeçari Mohammed Eisa Hayat humbi nënën shtatzënë, babanë, gjyshërit dhe një xhaxha kur taksia me të cilën po udhëtonin për në vendin e shenjtë Mekë, në Arabinë Saudite u përplas fuqishëm me një shtyllë betoni, dhe pasi u rrotullua disa herë rreth vetes, përfundoi në një humnerë tërësisht e shformuar.

I vetmi i mbijetuar dhe pothuajse i paprekur fare nga kjo tragjedi ishte pikërisht vogëlushi Muhamed, i cili u gjend në krahët e gjyshit të vet, që mesa duket ka dashur ta mbrojë deri në momentet e fundit të jetës.
Tashmë ai është marrë në kujdestari nga xhaxhai i vet, i cili shprehet i bindur se vetëm një mrekulli ka bërë që vogëlushi të shpëtojë në atë aksident, ku askush nuk kishte shanse të mbijetonte.
19 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply