
Feti VogliNdërsa familja e Feti Voglit përgatitej për te pritur këtë te mërkure ngushëllimet ne një vjetorin e rënies se djalit ne krye te detyrës ne Afganistan, një tjetër tragjedi godet këtë shtëpi. Babai i kapitenit, Bedri Vogli 58 vjeç ka ndërruar jete tre dite me pare, pas nje infarkti ne zemër. Askush nuk e priste këtë humbje, por ne familjen Vogli pohojnë se ikja e Bedriut erdhi pas dhimbjes qe ai ndjeu dite pas dite për djalin e vrare ne lufte. Ndërsa shtëpia ka hapur dyert e zisë dhe pret njerëz, dhimbja e dyte ka zhytur ne lot dhe heshtje nenën e kapitenit, e cila prej një viti nuk ka reshtur se derdhuri lot për djalin. Por edhe për Florencin, vellain e vetëm te Feti Voglit tragjedia e dyfishte duket shokuese. Fatkeqësisht, miqtë, te afërmit dhe banore te zonës i japin ngushëllimet ne këtë një vjetor te humbjes se Fetiut, fotot e te cilit kane mbushur shtëpinë. Kapiten Feti Vogli humbi jetën ne Kandahar te Afganistanit ne 20 shkurt 2012, i qëlluar me arme nga një polic afgan, ngjarje ku u plagos edhe kolegu i tij, Aleksandër Peci.
Vizion Plus
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply