Pas “Lasgushit”, dje ka nisur fluturimin edhe “Migjeni”, avioni më i ri i flotës së Air Albania. “Migjeni” do të mbulojë fluturimet drejt Italisë me destinacione Romën, Milanon dhe Bolonjën.
Në fluturimin e kthimit nga Roma për në Rinas, “Migjeni” është pritur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Air Albania do të ofrojë çmime të lira për udhëtarët e saj, por duke ofruar cilësinë e një kompanie ekselente.
Gazeta SHQIP


Leave a Reply