Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është shprehur se dëme më të mëdha në banesa janë shënuar në Tiranë dhe në Durrës.
Përmes një deklarate për mediat Xhaçka është shprehur se bëri bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti.
Sipas Xhaçkës, në Tiranë janë dëmtuar rreth 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, Komunën e Parisit, njësia administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharr.
Fatmirësisht ministrja ka konfirmuar se nga lëkundjet e forta të internetit nuk ka pasur asnjë viktimë.
“Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencës, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera, deri në stabilizimin e pllakave tektonike. Është një lajm i mirë që goditjet pasuese shënuan një trend në ulje. Sipas informacioneve zyrtare paraprake, deri në momentin që po flasim raportohet për 68 persona atë lënduar, por bëhet fjalë për lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës, disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet e ambulancave. E rëndësishme të theksohet që nuk ka pasur humbje jete.
Në qarkun e Tiranës ka dëmtime, kryesisht krisje në 46 banesa, në Dajt, Komunë e Parisit, Asrtir, , Kashar e Zallher. Në Durrës, Shijak, raportohen dëme në dy pallate dhe banesa të vjetra. Në qarkun Dibër raportohen 4 banesa të dëmtuara dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Berat një banesë që e dëmtuar, në Fier 4 banesa të dëmtuara lehtë, e rëndësishme është që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës. Të gjithë në kryet e detyrës. Bashkitë janë duke përgatitur qendra të posaçme strehimi, për ata që do të kenë nevojë. Qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 112 për çfarëdo nevojë, dhe për nevoja të posaçme në numrin 129, zjarrfikëset 128 dhe urgjencat 127. Po bëjmë gjithçka për të përballuar situatën. Këto janë ngjarje që nuk mund të parashikohen, por çdo institucion i shtetit Shqiptar do të jetë në krye të detyrës 24 orë, për të përballuar këtë situatë.”
Burimi/Vizion plus


Leave a Reply