Tiranë, 04 shkurt – Krijohet në Sarandë dega e parë e lëvizjes fashisto-naziste greke, ‘Agimi i Artë’. Është themeluar në fshehtësi të plotë në qytetin e Sarandës, me zyra në fshatin Mesopotam, dega e parë e lëvizjes fashiste greke, ‘Agimi i Artë’, ku anëtarësia është një grup prej 30 vetësh, shumica e tyre janë adoleshentë minoritarë grekë. Burime të brendshme, bëjnë me dije se, grupimi i themeluar më datën 30 janar 2013 ka marrë shkas nga dalja e bujshme në mediat shqiptare deputetit neonazist Kristos Papas, shkruan “Shekulli”.
Dega e ‘Agimit të Artë’ Sarandë që është krijuar në fund të muajit të parë të vitit, ka hapur gjithashtu dhe profilin e vet në ‘Facebook’, ku i bën th irrje të gjithë minoritarëve, kryesisht moshave të reja, të bashkohen me ta pa pasur frikë pasi sipas tyre kjo organizatë neonaziste shumë shpejtë do të ekzistojë në gjithë Jugun e Shqipërisë, ‘Vorioepirin’, madje do të hapë një degë dhe në Tiranë. I pari që ka përgëzuar nismën ka qenë deputeti nga Suli, Kristos Papas, i cili ka pasur dhe një telefonatë me një nga pjesëtarët e kësaj dege, të cilin e ka shumë mik të ngushtë dhe të besuar.
Ai i ka thënë se shumë shpejt do të jetë me ta në Sarandë për ta bërë këtë ngjarje publike. Dega e lëvizjes neonaziste greke në Sarandë nuk ka kryetar apo drejtues të parë, por vetëm një koordinator i cili quhet Jani Romeli dhe që nuk qëndron në Shqipëri, por lëviz vazhdimisht mes Athinës dhe Sarandës. Sa i takon financimeve, mësohet se kjo degë ka qenë një nismë e iniciuar kohë më parë nga i ‘forti’, bodyguard-i i ‘Agimit të Artë’, Robert Hajdhi nga Lukova, i cili ka lidhje shumë të ngushta….
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply