Gramsh/Një 11-vjeçar në fshatin Kukur të Gramshit, i pret dorën shokut të klasës me sëpatë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një shkollë të një fshati malor në nënprefekturën e Gramshit në prag të kësaj fundjave. Një nxënës në shkollën 9 vjeçare ” Muharrem Zela” të fshatit Kukur të komunës me të njëjtin emër është plagosur rëndë aksidentalisht me sopatë ndërsa ka qenë duke prerë drutë e zjarrit për ngrohjen e klasës së tij. Sipas policisë lokale, i plagosur ka mbetur djali me inicialet Armando Gjaci, i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje mësuesen kujdestare E.Dyrmishi si dhe drejtorin e shkollës, Nefail Kllogjeri ku ndodhi ngjarja e cila pas hetimeve paraprake rezulton të ketë qenë aksidentale. Ndërkaq ndaj këtyre dy pjesëtarëve të stafit pedagogjik të shkollës 9-Vjeçare ” Muharrem Zela” të fshatit Kukur ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë. Familja e 11 vjeçarit ka bërë me faj mësuesit të cilët sipas tyre kanë qenë të pakujdesshëm duke i lënë fëmijët e vegjël vetëm për të prerë drutë për ngrohje.‘Mësuesit janë fajtorë për gjithçka’. Kështu kanë deklaruar për Neës24 familjarët e 11-vjeçarit Armando Gjaci, të cilit iu pre dora aksidentalisht nga shoku i tij, ndërsa prisnin dru për ngrohjen në shkollë. Nga fshati Kukur i Gramshit, vëllai dhe motra e të plagosurit deklarojnë se mësuesit nuk duhej t’i kishin lejuar të miturit të prisnin dru dhe se vëllait të tyre nuk i ishte dhënë ndihmë nga askush pas prerjes së dorës.
Mësohet gjithashtu se kishte qenë bashkëmoshatari i tij që e kishte shoqëruar në Qendrën Shëndetësore. Ndërkaq, mësuesi kujdestar ka bërë të ditur për Neës24 se gjithçka kishte ndodhur gjatë një ore të lirë mësimi dhe se Gjaci kishte shkuar të ndihmonte shokun e tij që po priste dru. Pas ngjarjes së rëndë policia nisi procedim penal ndaj mësuesit kujdestar dhe drejtorit të shkollës.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply