Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i prerë se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, dhe nëse ato tentohen të bëhen pa u arritur më parë një marrëveshje, beteja me opozitën do të jetë shumë e ashpër.
Në studion e emisionit Opinion, Berisha deklaroi se nëse Rama tenton të shkojë në zgjedhje pa marrëveshje, opozita do të punojë për skenaret e betejës ditën e fundit para zgjedhjeve, ndërkohë la të hapur çdo mundësi duke përfshirë dhe përplasjen civile.
‘Nuk do të ketë zgjedhje. Atëherë beteja është shumë e ashpër nëse ska marrëveshje. Opozita është zotuar që nuk do të ketë zgjedhje. Nuk mund të them skenare se nuk i di. Për skenaret do të punohet natën e fundit. Cdo variant tjetër përveç diktaturës është i pranuashëm. Rama ka zgjedhur 30 qershorin për të varrosur pluralizmin. Opozita do të jetë shumë intensive në veprimin e saj. Ka një zemërim të madh dhe opozita se përballon dot. Rruga për zgjedhje të lira do hapet me cdo cmim’, tha Sali Berisha.
newsbomb.al
Leave a Reply