Pas mbledhjes së kryesisë së PS, ka folur për mediat Elisa Spiropali. Ajo ka thënë: “Disa parti kanë vendosur të dalin nga sistemi politik. Ne kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit sepse jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhore me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën” – shtoi Spiropali që me fjalën “opozitë” duket se iu referua partive të tjera që marrin pjesë, por jo PD-së dhe aleatëve të saj.
“Ato janë disa parti politike që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të kenë zgjedhje. Ne nuk jemi këtu për të negociuar. Ne jemi një forcë politike që i përgjigjemi kërkesës për t’u zgjedhur. Ne nuk do marrim pjesë në luftë, por në zgjedhje” – e mbylli Spiropali deklaratën e saj.
Koha Jone


Leave a Reply